Kryetar Bashkie i Milanos? Berluskoni: Pse Jo!

redaktor

Në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen së shpejti në Itali, zërat për një kandidim të mundshëm të Berluskonit si kandidat për kryetar bashkie në Milano bëhen akoma më prezent.

E para që hodhi idenë e kandidimit të tre herë ish-kryeministrit italian ishte Maria Stella Gelmini, ish-ministrja e arsimit në qeverinë “Berluskoni”.

Pas rrëzimit të qeverisë së fundit të drejtuar nga Berluskoni në vitin 2011, e djathta italiane po kalon një moment krize, duke u fragmentizuar në parti të vogla dhe duke e dobësuar ndjeshëm pushtetin e Berluskonit.

Gjithashtu problemet me drejtësinë kanë influencuar jo pak në mbarëvajtjen politike të Berluskonit. Për momentin nga stafi politik i tij, nuk kanë komentuar lajmin për një kandidim të mundshëm, por ideja e kandidimit në qytetin e lindjes, Milano, duket se po e josh.

Kjo do të ishte hera e fundit për Berluskonin që do mund të dilte nga një kabinë elektorale me shprehjen e famshme “Fitova Unë”, duke parë edhe moshën e tij.

Në rast fitoreje, në fundin e mandatit, Berluskoni do të jetë në moshën 82-vjecare./D.T./DITA

Share This Article
4 Comments
  • E kam thene dhe e them: Per Kryetar bashkie ne Tirane ka vetem dy emra.
    1. Sali Berisha
    2. Arben Ristani
    Ju lutem reflektoni dhe jepni mendimin tuaj!

  • O zot i madh!

    Kjo lufta per pak pushtet qenka e llahtareshme. Nuk terhiqet njeriu per meazalla.
    Vetem i gjithpushteteshmi me heq,tha maloku yne.
    Ky si vellai i ketij tonit thote: -Pse jo!

  • Milanon e lakmon Lega Nord e cila tashme ka edhe ne krye te Regione Lombardia Roberto Maroni-n. Veshtire t’i leshojne pe Berlusconi-t tani qe Salvini eshte ne nje faze ngjitje.
    I vetmi kryebashkiak i mire qe Lega Nord i dha Milanos ka qene Marco Formentini qe kishte ne stafin e tij njerez si keshilltari per kulturen dhe edukimin, kritiku i artit Philippe D’averio. Qe atehere ka kaluar shume kohe. Sot Lega Nord eshte kthyer ne nje parti ekstremistesh idiote.
    Tashme politiken ne Itali e ka marre lumi, gjithcka eshte kthyer ne lojera sharlatanesh arrogante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *