Me mijëra ishin dhe të përzgjedhurit si fitues të serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 14550 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 219 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare plot 2225 lekë
Telebingo Shqiptare ka surprizuar sërish me larmishmërinë gjeografike të fituesve të përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme.
Ndonëse çmimi i madh i javës është ndalur në qytetin e Kuçovës, me mijëra fitues nga rrethe të ndryshme janë bërë pjesë e lojës më popullore të fatit në vend, duke rrëmbyer çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shuma të tjera të fituara nga hedhja e shortit të goglave. Ndërthurja e muzikës me çmimet e dhuratat e fshehura në zarfe ka trokitur në dyert e shumë familjeve shqiptare, duke e kthyer pasditen e së dielës në një ditë feste.
Teuta në kryeqytet ishte e përzgjedhura e parë në lojën telefonike që ka tentuar të gjurmojë zarfin, se ku mund të fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Pezho “107”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, Teuta ka fituar në Telebingo plot 70,000 lekë, shumë kjo që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej saj në fund të lojës.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fituesit të radhës. Loja telefonike ka qëndruar sërish në kryeqytet, ku Ramizi ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos, duke u shpallur fitues i 70,000 lekëve. Pas Tiranës, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka çuar lojën telefonike në Elbasan.
Kristo në këtë qytet ka vijuar betejën me zarfet, ku dhe ka mundur të sigurojë shumën prej 40,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar edhe dy orë dhuratë, tw ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Kuçova ishte qyteti i radhës që ka vijuar të luajë me lojën e dhuratave. Me zarfet e përzgjedhura në fund, Ela ka mundur të fitojë 70,000 lekë.
Flora ishte e përzgjedhura e fundit që ka vijuar betejën me zarfet, ku me përzgjedhjen e bwrw ka fituar 50,000 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Ky çmim ka mbërritur në shumë qytete të vendit. Telebingo ka vijuar me shpalljen e mijëra fituesve të tjerë nëpërmjet shortit të goglave, ndërmjet tyre edhe fituesi i çmimit të madh të javës, që ka mbërritur në vlerën e 1,624,875 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se ky çmim është fituar në qytetin e Kuçovës. Me mijëra ishin dhe të përzgjedhurit si fitues të serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 14550 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 219 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo plot 2225 lekë. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme.

