Hija e krimit dhe e humbjes

redaktor

Për të kuptuar atmosferën që sundon sot në Partinë Demokratike në opozitë nuk duhet shumë mundim. Është një atmosferë pasigurie e rënduar nga hija e humbjes në zgjedhjet e ardhshme vendore, është një atmosferë e rënduar nga krimi i pandëshkuar që mundon lidershipin e opozitës, është mungesa e vizionit për të ardhmen e afërt.

Mjafton të lexosh fjalimin që mbajti shefi de jure i PD-së në Kukës për të mësuar gjithçka. Dje Basha hapi de fakto fushatën e partisë së tij për zgjedhjet e 21 qershorit. Dhe ka disa nëntekste të lexueshme për vendin që ai zgjodhi për të çelur fushatën.

Nënteksti i parë: Xhelati shkon në vendin e krimit

Ashtu si xhelati që shkon te vendi i krimit, Basha shkoi dje në Kukës, atje ku ka kryer një nga krimet më të mëdha të tij. Për të shkuar në Kukës, Basha udhëtoi nëpër rrugën e Kombit, për të cilën është bash ai që akuzohet për një korrupsion gjigant prej 230 milionë eurosh kur ka qenë ministër i Transporteve. Është ky korrupsion një nga aferat më të rënda kriminale në historinë një shekullore të shtetit shqiptar, ndërkohë që është një krim i pandëshkuar. Kjo i dha shkas maxhorancës aktuale dje që, jo vetëm t’ia kujtojë Bashës këtë krim, por edhe krimet e tjera për të cilat ai është akuzuar shpesh herë publikisht, pra edhe për firmosjen e shitjes së detit dhe për vrasjet e 21 janarit. Por edhe për ta paralajmëruar se një ditë do të përgjiogjet para drejtësisë për këto krime. 21 qershori është shumë pranë dhe sipas të gjitha gjasave do të shënojë humbjen e tij në zgjedhjet vendore, duke i hequr dhe mantelin e imunitetit, pas të cilit është fshehur deri më tani. Këtë e dëshirojnë për Bashën edhe brenda partisë së tij. Berisha mezi po e pret humbjen e gjoja pasardhësit të tij, për t’u rikthyer në krye të PD-së.

Nënteksti i dytë: Tallja me popullin

Mirëpo vajtja e tij dje në Kukës ka dhe nëntekste të tjera. Lexoni me vëmendje ç’u tha Basha dje kuksianëve: “Kemi ofertën e re; për një qeveri që ndihmon e gjendet në krahun tuaj, e që nuk sundon me dhunë. Për një qeverisje që kontrollohet nga qytetarët e që jep llogari”. Ironi dhe tallje më të madhe me këtë popull nuk mund të ketë. Sepse kjo PD që ka mbetur është vetë shembëlltyra e krimit, e vjedhjeve, e dhunës dhe vrasjeve dhe e pandëshkueshmërisë. Kaq idiotë i mendon shqiptarët ky farë lideri? Jo, nuk besoj. Sepse me këtë Basha ka dashur t’u thotë kuksianeve dhe shqiptarëve: Këta që janë sot në pushtet jo vetëm të fusin në burg po vrave e po vodhe, por nuk të lënë as të mos paguash energjinë elektrike dhe ujin, siç u kemi lënë ne kur ishim në qeveri. Prandaj na votoni ne që ta fitoni sërish këtë privilegj!

Share This Article
13 Comments
  • Te gjitha pronat shtetrore ishin ne kotrodh te pd e cila i perdori ato per fushat elektorale,dhe kerkon ti perdori prap ato per interesat e partis,se vet dhe te mashtroj popullin.Kush do qe te vij tani ne pushtet,do risi taksat,te gjithe do paguajn dritat ujin etj, se nuk te pranon BE pa plotesuar keto detyrame elementare,per sa i perket atyre qe jan me nivel nenmesatar shteti duhet ti ndimoj per shlyerjen e borxhit.

  • XHevdet,ndoshta ti kete shkrim te mrekullushum dhe parimor e ke shkruar,se ti i shiqon gjerat ne prizmin e rendite dhe ligjit te shtetit dhe mir e thua,parimishte ke te drejte.
    Po,kta te veriut pra populli i veriut por ngapak dhe ne jug,jan te infektuar nga partia demokratike fashiste,se shtetit nuk duhet ti pagijsh rymen dha ujin,ngase ata jen shperblimi nga zoti,dhe jo nga qeveria,pra ky sindrom i ksaj smuje eshte qysh,ne vitet kur partia fashiste demokrate,jua futi ne mendje dhe kta tani jan msue,qe te mos pagujn drita dhe ujin,sapar gjerat qera nuk ju behet von,si pershembull,a duhet te kan,rug,ma te mira,apo infrastuktur e kanalizime te kohes,pra kta e kan boll qe moste pagijn dritat dhe ujin,se per gjerat qera nuk kan nevoi,as per shkolla as per spitale as per ambullanca,kta jetoin me kohen e gurit vetem dritat dhe ujin mos jua maren.
    Dhe,kta demokratofashistet kete mir e din,se cfar populli jan verioret nuk dua qe tma qujni kete shkrim se beje apo mundohem te ndaj ne veri e jug popullin,jo jo,se edhe ne jog ne i kemi njerzit qe jan po te njejte si te veriut,por jan ma te kamoflum,dhe ma te matur se edhe ata jan shqiptar sic jam dhe une e ty,por une jam me mendimet e ndryshme nga ata se e dij se shtetin e perben populli,dhe populli eshte ai qe e mban shtetin,me taksat,me punen,me mbrojtjen e trojeve dhe kufijve pra pa popull nuk ka shtete.Po,qe shteti te funkcionoi ssi shtet,populli duhet ti kryej detyrat dhe obligimet,pra te respektoi ligjet dhe rendin kushtetus,te jet shum i vetedishem kur meren veprime e vendime,se per cfar voton,per cilen alternativ,te parzive politike,per cfar planprogrami pra nese e voton mby 50%populli nji alternativ atehere duhet dhe me e pranue,me veprime kritike,dhe me nxjer alternativa ma te mira,por jo mule burra,nuk fituam ne,dhe tane hajde kunder ksajklase ta rzoim se nuk jemi ne ne qeveri,pra ljo nuk ka te beje me drejtsin dhe demokracin fare,pra ki mentalitet dhe kjo idiologji dhe veprim e propagand eshte kunder demokratik dhe nuk duhet perkrahur nga populli.Kaloin shpejt 4 vite,dhe ata qe nuk i plotsuan,programet dhe besen qe dhan,i denon populli me vot,pra mundet qe tefitoin dhe nji mandat,por jo me ata vota sic ishin 4 vite ma pare,kjo ndodh xhdo kund neper evrop,pra pritni kohen dhe zgjedhjet vjen,dilni me programin tuaj dhe populli ju zgjedh,por jo me mashtrime,jo me dallavere dhe premtime te pa mbuluara,pra jo sic thot basha,apo rama e iliri,por xhdo gje me matje,sa ka bere nga te premtuarat qai dhe te shperblehet,dhe nefund fiton ma i miri dhe demokracia.

    • Kur flet shqiptari i sharrit dhe Vuthjani/vini veshin dhe dëgjoni/se tash qe besa sali shejtani/po shkon drejt ngordhjes do mësoni ! Nderime!

  • TREGOUAJANI ATYRVE QE E GJETENE DHE E INSTRUKTUANE DHE E MBROJNE DHE DO TA SJELLINE NE PUSHTETE SE KY POPULL NESE DO TIA NUMRONI VOTATE KY KURE SVJENE NE PUSHTETE PO KLANI ANTISHQIPTARE SERBO GREK DA TA SJELLE ME FORCE DHE MJRE KY VENDE QE CDO HEQI LUFTONI NE AMERIKE ATY KU NDAHETE BOTA QE TE NDALOJE SHKATRIMINE E SHQIPERIS NEPERMJETE KETYRVE

  • Duke lexuar artikullin e Xhevdet Shehut
    Hija e krimit dhe humbjes se PD
    Po qfar pritet ma Shum nga njeriu dy i asaj partie qe vetem krime ka qe nga 97 e kendejmi
    por Luli harron qe nje akuz ka edhe prej shoqatave te dalura nga lufta ne kosovë qe ka shpif te Unmiku vjedhja e parave aq te mdha ne rrugen e kombit, qe sduhej kuksianet ta lejonin te zbres aty, neneshkrimi per humbjen e nje pjese detare greqis,vrasja e 4 demostruesve te 21 janarit e ndoshta do i dalin edhe afere ne krye te bashkis se Tiranes.
    Prandaj se di se qysh mashtrohet ay Elektorat me te tiell tipa si ky L.B.

    • VR ! @@@@@ Kur flet shqiptari i sharrit dhe Vuthjani/vini veshin dhe dëgjoni/se tash qe besa sali shejtani/po shkon drejt ngordhjes do mësoni ! Nderime!

  • PO i dridhen leqet e bythes Bashukut..E ndijen se do e haje i pari ngaqe tani qe i ben llogarite i del se Saliu ka qelluar duke ja lene dopjo gjashten ne dore Lulushes..E kujtuan Edi Ramen cun mami..Hihihihiiii…nuk e dinin qe keta te vrasin me pambuk. Plehrat,,pastaj avash se dhe atij Sali Gomarit do ti vij rradha ,,packa se e quan vehten si te zgjuar. Po dale ,,dale..Sa gallat qe do kete.

  • …Sot asht koha per t’i kerkuar llogari qeverise, per premtimet e pambajtura, duke fillu nga 21-janari, gerdeci, etj, etj…duke ardhur tek premtimet ekonomike….Popullit ne fillim i duhet …te haje, pra…pune, pastaj i duhen llogjet…Faktet jane te thjeshta…populli asht ma i varfer ekonomikisht se para dy vjeteve, asht ma i zhgynjyer nga aleanca e 1-prillit…Nuk del gja e mire, nga e keqja…Populli u vra me 21-janar, pikerisht per njeriun qe mban sot qeverine ne kambe…Qeveria nuk merret me opoziten, por me hallet e popullit…Qeveria, ne vend qe te godase abuzuesit me fondet publike, hajdutet etj, i shterngon lakun lakun popullit….

    • Xhevdet Shehut i ka dalë nami si tritolvënësi i PD! Tani po përpiqet të fusë dhe sherrin në P D duke ju thënë kuksianëve se po ja u fut luli ! Nesër do t’i thotë PD se të ka tradhëtuar “Jari me mustaqe”! Pasnesër se ka zbuluar bombat molotov të Mesilës te teatri “Skampa”! Pastjetri se saliut ja kanë minuar rrugën’ Durrës- Kukës e kështu me radhë! Me pak fjalë Xhevdet Shehu po shfaq një nga një elementët e puçit ushtarako-tritolist-molotovist kundër PD!!! Xhevdet Shehu ja shtiu në vesh më 21-janar Saliut që të thoshte gjënë e padëgjuar “thika e pistoleta me helm”! Tani i ka dërguar një letër ku i thotë se kësaj radhe duhet të thuash “brisqe rrojekoqesh kallashnikov”. Dhe gomari “S” e ha menjëherë kur ja thotë Xhota i “Bythës së Ullirit”! Është qerrata i lindur ky Xhota! Edhe trupin si dhelpër e ka, pale mëndjen! Tung!

  • Dikur njè shofer kriminel kishte vrarè njè pasagjer dhe e kishte hedhur nè shkèmb.Shoferi sa herè qè kalonte ne atè rrugè ndalonte te vendi ku kishte hedhur viktimèn dhe vrojtonte me vemendje.Keshtu u arrit tè kapej per krimin qe kishte bère.Edhe lulushja gjithmone fjalimin e protestes e mban te vendi qè ka kryer krimin te kryeministria,bile nè pozicion qè shikon vendin nga ka dhène urdherat e vrasjes sè 4 qytetareve e plsgosjen e dhjetra tè tjerève.Tani shkon ne kukès duke shikuar gjèmèn qè ka bère me vjedhjen e 230 milion lekève tè popullit .Tani me nder dhjet e ikèn duke shikuar mbrapa se ç’farè ka bèrè.Krimi gjithmon tè kthen nè vendngjarje.Hijen e ka patur gjithmon pas por frika i eshte shtuar shumè prandaj edhe bèrtet gjoja pèr ta shuar atè.Frika qè e ka zènè ka prova tè medha ,ato tè kriminelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *