E di e gjithë Shqipëria dhe shqiptarët se në Parlament është një deputet i cili vrau katër qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit. Vrau katër njerëz, jo për pazare drogash a prostitucioni, jo për hakmarrje a për çështje prone. I vrau vetëm e vetëm për të frikësuar ata që guxojnë të protestojnë qoftë edhe me duar në xhepa kundër pushtetit të tij. I vrau për të krijuar frikë te njerëzit që guxojnë të ngrihen kundër padrejtësive, korrupsionit dhe krimit të pushtetit. Për këtë vrasës nuk ka nevojë për dëshmitarë, sepse e ka pranuar krimin. Jo vetëm që ka pranuar se me urdhrin e tij janë vrarë katër djem nënash, katër shqiptarë plotësisht të pafajshëm, të cilët në dorë nuk mbanin as pankarta e asgjë, por ai haptazi e publikisht, në sytë e miliona shqiptarëve, kërcënoi se kështu si këta të katër viktimat do kalojnë gjithë ata që tentojnë të rrezikojnë pushtetin e tij qoftë edhe me protesta.
Ky deputet vrasës edhe i 26 viktimave të Gërdecit dhe mijëra viktimave të tjera duhet t’i prijë kolonës së kriminelëve vrasës të Parlamentit, duhet me doemos të jetë i pari, sepse ai është kupola dhe sinonimi i krimit dhe vrasjeve për përfitime materiale e politike në mesin e tërë politikës shqiptare. Besoj se të gjithë e dini emrin e tij, emrin e vrasësit deputet.
Dërguar me email
në adresën e redaksisë

Shume e drejte (y) per vendin tone eshte kriminel ky birbo pooor ne Serbi eshte patriot ndoshta edhe e kane dekoruar per shkaterrimin dhe vjedhjen e Shqiperise .
SALI KRIMINEL KORROPSION GERDEC 21 JANARI DHE 97-TA DHE OBORRI I TI BASHKE ME GRUPIN QIFTELIA-RAKIA