Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Përshëndetje z.Adrian! Jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Më pëlqejnë rubrikat e gazetës “Dita”, sidomos penat e forta të saj, ndër të cilët edhe z.Arben Duka, me vargjet e tij brilante dhe të tematikave të ndryshme e sidomos asaj aktuale. Ju lutem, nëse e shihni të arsyeshme, botojini vargjet më poshtë.
Arben Duka, Arben Duka,
ty hallall të qoftë buka,
muza jote kurrë s’shteron,
rrjedh si lumi që s’pushon.
Je i madh e i paparë,
vargjet tuaja lapidar,
që e do shumë të vërtetën,
bile baraz dhe me jetën.
Ti je mjalti i gazetës
Ti je shenjti i së drejtës,
prandaj shumë ty të lexojnë,
e nga zemra të urojnë.
Për gjithë vargjet lapidare
Rrofsh sa malet shqiptare!
P.S. Këto vargje që i shkrova,
mos kujto se ta kalova,
vargjet tuaja pa mbarim,
më shërbyen si frymëzim.
Me respekt, Sh. Maliqati, Durrës.

Zoti Duka i meriton vleresimet dhe respektin e çdo lexuesi dhe qytetari.