Kohëve të fundit, nëpër media po përflitet shumë për shqiptarët që luajnë në Zvicër. Dhe, një gjë e tillë si duket nuk i ka pëlqyer fare Behramit, i cili ka ndalura që atë ta thërrasin, kosovaro-zviceran.

“Nuk ka pakënaqësi në skuadër. Ne jemi një grup”, u shpreh Behrami, përcjell laliberte.ch. “Unë falë resurseve të investuara nga Federata Zvicerane e Futbollit jam bërë lojtari që jam sot.

Kjo vlen edhe për Xherdan Shaqirin. Ne duhet të ndalemi dhe mos të flasim më për ‘kosovaro-zviceran’ apo për ‘zviceran-zviceran’. Kjo nuk na dërgon askund. Ne jemi zviceranë që luajmë për Zvicrën”, shtoi tutje Valoni, raporton Lajmi.net.