Këshilli i Mandateve i hap rrugë arrestimit të Frrokut, Kuvendi vendos të enjten

redaktor

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve kanë rënë në dakordësi për heqjen e imunitetit për deputetin Mark Frroku. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës do të dalin me raporte të ndara.

Procesi pritet që të kalojë në Kuvend, i cili do të votojë për arrestimin ose jo të Mark Frrokut, për llogari të drejtësisë belge.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi leje nga Kuvendi për arrestimin e Frrokut, leje e cila duket se u mbështet nga të dyja palët.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes këshilli i dërgoi Kuvendit kërkesën e Prokurorisë.

Share This Article
5 Comments
  • Ka 25 vjet qe Politianet jane perzjere kriminelet me te ndershmit.
    Me duket se kjo sita Amerikane, do japi rezultatet qe do populli.

  • ku paska qene me perpara ky DONALD LU se ambasadoret tjere paskan qene vetem me turizem 4 vjeqar ne SHQIPERI…..ME SA DUKET NE PO ANTARSOHNA NE USA…JO FUCKING BE…KJO EUROPE SHKERDHATE

  • “kane rene ne dakordesi”???
    Mos ndoshta ke dashur te shkruash “jane marre vesh”. Cfare ju ka bere gjuha shqipe qe duhet ta masakroni keshtu!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *