Protesta për rrumpallë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Spiro Çorri

 

Të nderuarës Dita! Protestat e opozitës janë lëvizje në me urdhra, presione dhe kërbaçe. Këtë punë bën Luli me punonjësit e Bashkisë. Dua të pyes, me protesta të tilla, a mund të mbyllen kaminat (gropat e mëdha të gëlqeres dhe tjegullave) tuaja që i latë këtij populli dhe urgjentisht u fanit uria për bukën e gojës? Parrulla “Ilir Meta Ik” edhe ditët që u mbyll gjyqi nga prokuroria, pa dalë asnjë dëshmi që të vërtetojë kërkesën dhe parrullën tuaj, dolli një farsë e gatuar nga dikush tjetër. Nuk dolli arsyeja, pse Iliri do vriste dy deputetët, nuk dolën as njerëzit vrasës, as paratë e “dhëna” nga Ilir Meta, pa lëre arma pastaj…. Atëhere pse u dashka të iki Ilir Meta?! Këto janë protesta rrumpallë për destabilizimin e vendit, si në vitet 97-98 që i rropët shqiptarët. Patjetër, se profesori strateg i atyre viteve vazhdon t’u japë mësim. I thërrisni mendjes herët, se do ta paguani shtrenjtë më 21 Qershor. Ju jeni bërë për të qeshur dhe për të qarë. Komedianë të njohur, që doni të sillni tragjedi të përsëritura shqiptarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *