Si hienë të shkoftë jeta

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Dhe në ditët plot me diell,

e në netët hënë plot,

ti si korbi vetëm nxin

e si krokodil nxjerr lot.

 

Pa kur vranët është në qiell

e kur nata nxin katran,

bash aty zemra të gzohet

edhe nga gëzimi qan.

 

Kurrë nga loti mos u ndafsh

si hienë të shkoftë jeta,

e në krye kurr’ mos ardhsh,

shumë prej teje u erdh vdekja.

 

Edhe turpi të mbuloftë,

me aq dhe sa krime ke,

rraca jote mos u shtoftë,

emër të mos kesh mbi dhe.

 

Si s’u ngope gojëprishur,

të vjellat si s’tu mbaruan,

si nuk ke frikë nga vdekja

e urrejtja si s’tu shua?

 

Ik, largohu farmak-pis,

njerëzia të çlirohet,

në paqë fëmijë të rrisë,

e nga paqja të qetësohet.

 

Na mashtrove, na poshtrove,

na përçave e baltose,

o burrec që grat’ i shave,

dhe fëmijët ua varrose.

 

Ik zhduku, sa jemi fjetur,

ik sa frika na bën lepuj,

ik se gjumi po na doli

edhe sytë të na shikojnë,

do të vëmë në gijotinë

e me balt’ do të mbulojmë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *