Zbardhet vjedhja me armë në Tepelenë

Dita

Policia e Qarkut të Gjirokastrës ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur në Tepelenë. Përmes një komunikate për mediat, Policia bën të ditur se  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes , ku u  identifikuan  dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit: S. J., 30 vjeç, A. J., 37 vjeç, që të dy banues në Durrës. Gjithashtu u identifikua edhe R. R., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, automjeti i markës Audi me targa CD 368 PT, një automatik model 56 me qytë të prerë, dy krehëra me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një krehër pistoletë me 10 fishekë të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e plasur e kalibrit 7.65 mm, një telefon celular, dy karta sim, dokumente identifikimi si dhe sende të tjera personale të autorëve, sende të gjetura brenda në automjet”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprën penale të “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 140 e 25 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *