Prindi më i paturpshëm

redaktor

Mike Holpin, 56 vjeç, është përzgjedhur si prindi më i paturpshëm dhe i papërgjegjshëm në Britaninë e Madhe.

Mësohet se Mike, ka 40 fëmijë të lindur nga 20 femra të ndryshme.

Ai thotë se nuk i kujton emrat e të gjithëve, dhe se po t’i shikoj në rrugë shumë prej tyre nuk është në gjendje t’i njoh.

Pothuajse gjysma e fëmijëve të tij janë marrë nën kujdes nga shërbimet sociale, sepse ai nuk është në gjendje t’i garantojë një jete normale.

Mike, gjithashtu thotë se është shumë besimtar, dhe se nuk beson në metodat kontraceptive. Sipas tij, ai nuk bën gjë tjetër, perveçse riprodhon sa të mundet qenien njerëzore, si një detyrim ndaj zotit.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *