Muajt e fundit udhëtimet e amerikanëve janë shtuar ndjeshëm drejt Sicilisë.
Një agjenci udhëtimi ka punësuar djalin e ish-padrinos, Angelo Provenzanon, për t’u treguar rreth qytetit të lindjes, Corleone, dhe rreth mafies siciliane.
Djali i Bernardo Provenzanos, duket së për shumë turistë është bërë motivi i vetëm i udhëtimit në Sicili.
Gjithashtu, Angelo nuk heziton të tregojë dhe raportet e tij me të atin, dhe problemet familjare që ka pasur gjatë gjithë jetës së vetë.
Amerikanët janë akoma të lidhur me imazhin e famshëm të filmit “Padrino”, dhe duket se suksesi i agjencisë turistike, që ka menduar të përfshijë një temë të tillë, është i destinuar të vazhdojë gjatë./D.T.DITA/
