Një video e realizuar me telefon celular që zbulon momentet e fundit të aksidentit ajror të avionit “Germanwings”, ka dalë në skenë. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, videoja është gjetur nën rrënojat e katastrofës nga e cila humbën 150 vetë.
Videoja është kaotike dhe nuk mund të dallohen mirë fytyrat e udhëtarëve, por dëgjohen të qara, ulërima dhe britma në gjuhë të ndryshme. Britmat e pasagjerëve mund të dëgjohen, duke përfshirë disa që thërrasin “O Zoti im”, në gjuhë të ndryshme. Në video dëgjohen të paktën tre përplasje metalike gjë që mbështet raportet e prokurorëve, sipas të cilëve piloti kryesor Patrick, ishte i bllokuar jashtë kabinës së fluturimit nga bashkë-piloti Andreas Lubitz.
Videoja më pas tregon aeroplanin që përplaset buzë malit, duke nxitur britmat e pasagjerëve, para se ajo të mbarojë. Edhe pse zyrtarët hedhin dyshime të forta për vërtetësinë e saj, Bild pohon se videoja është autentike.Videoja thuhet se është xhiruar brenda avionit, në pjesën e prapme të tij, dhe ende nuk dihet nëse ajo është bërë nga një pasagjer apo nga një anëtar i ekuipazhit./DITA

gjynaf e kan pare vdekjen me sy
Qeka nje debil qe pyetjes, si ju ben ne ndjeheni ky lajm i edhte pergjigjur: “i kenaqur”, dhe nje tjeter qe nuk ka asnje ndjesi. Nqs sondazhi do ishte vertete perfaqesues, atehere dmth qe 4% e shqiptareve jane sociopate.
Psikopat………