Pas ditës së terrorit të martën në Turqi, ekstremistët e krahut të majtë sulmojnë përsëri. Dy persona të armatosur kanë hyrë në zyrën Partisë Islamike të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, në Stamboll.
Njëri prej tyre është shfaqur në dritaren e selisë së partisë së drejtuar nga Erdogan me një flamur turk me shpatë në mes. Ata janë arrestuar nga forcat policore dhe po hetohet motivi i sulmit. Sulmi erdhi një ditë pas pengmarrjes së prokurorit turk që përfundoi në tragjedi, nga dy pjesëtarë të grupit të së majtës ekstreme DHKP-C.
Mehmet Selim Kiraz, i cili ishte marrë peng nga dy persona që kërkonin drejtësi për vdekjen e adoleshentit Berkin Elvaz, i kthyer tashme në simbol të protestave të mëdha të 2013, në Parkun Gezi, u vra në mënyrën më mizore. Vetëm pak me herët policia turke kishte arrestuar 22 persona, aktivistë të afërt të këtij grupi.
