Pasi prekën fundin në 2013-n, të ardhurat e emigrantëve janë gjallëruar në vitin 2014, duke shënuar ritmet më të larta të rritjes, që nga viti 2007. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, përgjatë vitit 2014, emigrantët në Itali, Greqi etj, dërguan në shtëpi 592 milionë euro, me një rritje prej 8.6% në raport me vitin 2013.
Në vitin 2013, remitancat (dërgesat e emigrantëve) arritën nivelin më të ulët që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat, me një rënie prej gati 20% me bazë vjetore. Rritja është konstatuar në tremujorin e tretë dhe të katërt, përkatësisht me 8 dhe 22%. Por një arsye tjetër e rritjes së dërgesave është shtimi i të larguarve nga vendin. INSTAT parashikon se popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshëm.
Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT. Por ekspertët shpjegojnë se, gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Projeksionet tregojnë se të larguarit do të jenë 100.000 deri në 300.000 persona.
Për shkak të këtij fenomeni, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015, arriti në 2.893.005 banorë, duke pësuar rënie prej 2.942 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2014, referoi INSTAT. Popullsia në vitin 2030 pritet të pakësohet edhe 3.3%, duke arritur në 2,795,523 banorë. Rezultatet e parashikimit tregojnë intensifikim të rënies demografike pas vitit 2031 për të arritur në 2.3 milionë banorë në vitin 2060.

SHTETI JEP SHIFRA POR SE ARGUMENTON SE SHTESAT NGA JASHTE KANE ARDHUR SI REZULTAT SE SHUME FAMILJARE GJYSMEN E FAMILJAREVE E KANE KTHYER NE SHQIPERI SEPSE NE EUVROPE NUK TE DEMTOJNE SHPENZIMET E USHQIMI POR QIRATE DHE SHPENZIMET KOMUNALE DHE TE TRASPORTIT PO KESHTU DHENIA E NDIHMES SOCIALE DHE PENSIONEVE NEN NIVELLIN E JETESE I KAN BERE FEMIJET TE SAKRIFIKOJNE TE NDIHMOJNE ME TEPER PRINDERIT DHE TE AFERMIT NE VUAJTJE EKONOMIKE SI DHE DISA DERGESA PER TE PAGUARE BORXHET PER MOS PAGESAT E FATURAVE TE EKZAGJERUATRA PER ENERGJINE ELEKTRIKE UJIN LEGALIZIMET E TE TJERA POR KETO TE ARDHURA JAM I SIGURTE QE DO TE VIJNE NE ULJE SE NUK KA ME TE MBLIDHE TE ARDHURA NGA E KALUARA SHTETI SPER SIGURIMIN E JETESS NORMALE ME PAGAT DHE ZVOGELIMIN E TE PAPUNEVE SI DHE TRAJTIMET SOCIALE DHEPENSIONET TE JENE NE NIVELET E NJE JETE NORMALE DHE JO KJO TE ZGJIDHET NGA NDIHMMA EKONOMIKE QE VJEN NGA HUMANIZMI SI NJE NOREM MORAKLE SHEKULLORE E POULLIT TONE QEVERIT E DERI TANISHME VETE KANE NGREN NGA E KALUARA DHE SHTIMIN E BORXHEVE TE JETOSH ME SAKRIFIKICA ESHTE FATKEQESI POR TE TE DETYROJNE QE TE FUTES BORXH PERSONALE OSE SHTETEROR ESHTE POSHTERSI QEVERITARE