Mbytet anija e peshkimit në Rusi, 54 viktima

redaktor

Një anije peshkimi është mbytur natën e kaluar ne Rusi, rreth orës 22.40, afër gadishullit të Kamcatkës, në veri-lindje të vendit.

Nga aksidenti kanë humbur jetën 54 persona,ndërsa 15 të tjerë janë deklaruar të humbur.

Ne bordin e “Dalny Vostok” ndodheshin 130 persona, si pjese e ekuipazhit.

Menjëherë pas aksidentit, autoritetet kanë ndërmarrë një operacion shpëtimi, që ka mobilizuar rreth 1400 veta dhe 26 anije luftarake.

Për momentin nuk dihet shkaku i vërtetë, por dyshimet e para flasin për një përplasje me një masiv akulli, ose një mbipeshë e shkaktuar nga tërheqja e rrjetave anësore qe shkonin deri në një peshë prej 80 ton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *