Edi Rama ka dy rrugë

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Sa do mirë të punojë kjo mazhorancë, me këtë drejtësi është e pamundur të vihen me shpatulla për muri kjo lukuni hajdutësh, ministrash, gjykatësish, nëpunës pa fund që s’ndalen akoma së vjedhuri. Për të prerë këtë strategji, ka vetëm një zgjidhje sipas meje. Duhet eliminuar menjëherë ai që mban postin e presidentit, është sot ombrella e korrupsionit në gjithë vendin. Saliu e mbolli farën, e rriti, e që ta shijojë në qetësi, e ruan, e garanton garanti i shtetit, palo presidenti. Prandaj Edi Rama ka 2 rrugë, ose përplasjen, eliminimin përfundimtar të çdo pengese për të bërë shtet, dhe e dyta rrugën më të qetë e të rrezikshme, më e pasigurt, më pak e suksesshme, të jetë i varur nga orekset e Saliut. Për fat të keq opozitë konstruktive nuk ka, as PD-ja nuk ekziston, ajo është klubi i SHQUP-it ku tall menderen Saliu. Mbështes fuqishëm përpjekjet për të bërë shtet, për vendosjen e ligjit në tërë sektorët e ekonomisë, kurse me ata që tallen me këtë popull, duke gjykuar nga zverku e shkruajnë pas qejfit, i mëshiroj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *