Gjashtë akuzat që rëndojnë ndaj Mark Frrokut

redaktor

Mark Frroku aktualisht ishte nën arrest shtëpiak për “Çështjen Doshi”, me akuzën e “deklarimit të rremë përpara prokurorit”.

Dje Parlamenti ka autorizuar arrestimin edhe për akuzën e dytë, mbi urdhër-arrestin e Belgjikës, me veprën penale të “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim.

Por pa kaluar pak orë nga ndalimi, mësohet se dosjes i janë bashkëngjitur edhe 4 akuza të reja.

Bëhet fjalë për një denoncim që ILDKP ka bërë vitin e kaluar, por që sipas avokatit është bërë më 1 prill, në mënyrë të fshehur dhe të paligjshme nga organi i akuzës.

Bëhet fjalë për dyshimet e një pasurie prej 2,9 milionë dollarësh të pajustifikuar, që ka ardhur si pasojë e aktivitetit kriminal në vendet e BE-së, në drogë dhe prostitucion, për të cilat është dënuar dhe gjykuar.

Akuzat e reja të ILDKP janë “fshehje pasurie”, “mosdeklarim i pasurisë”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “deklarim i rremë pasurie”.

Të gjitha këto akuza i rrezikojnë Frrokut të paktën 5 vite burgim nëse provohen.

6 akuzat:
“Vrasje me paramendim” në bashkëpunim

“Deklaratë e rremë para prokurorit”

“Refuzim për deklarim pasurie”

“Deklarim i rremë pasurie”

“Fshehje pasurie”

“Pastrim i produkteve të veprës penale”

*****

Nuk ka të drejtë për ankimim

Ndryshe nga dy shkallët e para të gjykatës, në Gjykatën e Lartë, një person apo zyrtar nuk ka mundësi ankimimi. Kjo për vetë hierarkinë e sistemit gjyqësor dhe se ky institucion është dhe shkalla më e lartë e çështjeve penale apo civile.

Kjo përsa i përket masave të sigurisë dhe vendimeve gjyqësore.

Nëse sot gjykata lë në burg deputetin Frroku, masa ndaj tij nuk ndryshon më deri në fund të procesit të nisur për atë çështje.

Në Gjykatën Kushtetuese, avokatët mund të bëjnë ankesë vetëm për rastin e shkeljes të të drejtave të njeriut apo të procedurave, por jo për masën e sigurisë./DITA

 

Share This Article
2 Comments
  • z.prokuror!..mblidhni per M.Frrokun dhe te gjitha teshtitjet dhe pordhet kur ka qene me bark, atehere akuza do te jete e plote ,bile dhe fendet qe jane te fshehta duhet ti paraqitni si prova krimi

  • Ja tipi i malokut klasik e kam fjalen per tom kodoshin, qe spo le gje pa bere, per te shkaterruar deputetin Mark Frrokun.
    tom kodoshi ka kujtuar se zoti Frroku, do ti behet ure, per cdo pisllek kodoshit tom, qe kujtoi se po rrezon mazhorancen.
    Tani besoj se tom kodoshi, ka hyre ne nje gjakmarrje serioze me familjen Frroku, mbasi e shkaterroi nga themelet, kodoshit tom, duhet megjithmend ti caktohen truproja nga shteti, truproja qe duhet ti paguaje vete me parate qe ka bere me “djersen” e ballit, se besoj qe familja Frroku, ska per ta lene kodoshin tom, te jetoje i qete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *