Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kreun e FRD-së, Bamir Topi.
Ata kanë diskutuar për detajet e një koalicion të mundshme në zgjedhjet e 21 qershorit.
Takimi u mbajt në hotel “Sheraton”.
Një ditë më parë, Topi pohoi se e ka pranuar ftesën e Ramës për të qenë pjesë e koalicionit të mazhorancës dhe tashmë pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshja.
Pas takimit, kryeministri Edi Rama foli për mediat.
“Ky është një rast specifik pasi është një parti e pozicionuar qartazi në një pozicion opozitar, të moderuar, i spektrit të djathtë,” tha Rama.
“Ky është një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare”, shtoi ai.
Ndërkohë kreu i FRD, Bamir Topi, tha se ishte takimi i parë dhe nuk u paraqitën kërkesa.
“FRD është e vendosur mbi bazën e parimeve shumë të qarta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit dhe institucioneve.
Ne shohim me keqardhje që administrimi i pushtetit vendor mbetet shumë problematik, sidomos në qytetet e mëdha.
Ne jemi në një pozicion modern në politikë, jemi për komunikim,” tha Topi.

Ja vlen vetem qyteterimi ,ndoshta behet per 2017 ,levizje kjo e mjaftueshme per te rizgjedhur z.Topi perseri President te vendit si nje figure e kompletuar ne kete kodosh sistemi ku nuk te mbetet gje tjeter veçese te pohosh “Me mire shurra sesa kaka”!Me nje fjale loje brenda sojit e llojit!
Ju patet dekleruar se jam ne qendren e djathte.Ktu tregove se u bere pale edhe per 21 janarin per te rrezuar qeverin me dhune.Votove per kundershtarin politik dhe ma se miri meritoni te hyni ne gines.Ku ka ndodhur ne bote qe nje president te votoj kundershtari e asaj partie qe e beri president.
Cunat e Sheratonit.