Ka ende disa rrugica në Tiranë…

redaktor

Ende ka në Tiranë rrugica të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi të ulëta anëve, të cilat çdokush i ndërtoi sipas trilleve të veta arkitekturore. Muret rrethues prej qerpiçi të oborreve janë të lyer me gëlqere lëbyrëse dhe, përsipër i mbrojnë nga rrebeshet e shirave tjegullat me myshk dhe me një bimësi të çuditshme si e shkretëtirave, ku rrëshqet ndonjë mace syndezur, apo ku çukit ndonjë gjel i fryrë pendëkuq si prush i dafurruar…

Nëpër telat e shtyllave elektrike që pingulen përgjatë rrugicave, ngecin ende balonat e kalamajve si re të harruara dhe, mblidhen në çastin e mbërritjes, apo të shtegtimit dallëndyshet e hareshme, për të cilat, krahasimi me notat muzikore është aq i gjetur dhe i bukur sa, kot të përpiqesh të gjesh një tjetër.

Po çatitë? Të purpurta dhe të pjerrëta, me tjegullat që valëzojnë e valëzojnë, aq sa po ta përqendrosh vështrimin, të merren mendtë, ato humbasin skajeve pas degëve të shtrira të pemëve, duke të nxitur plot fantazi të përfytyrosh vatrat e ngrohta, dhe odat gjithë lajle e lule të nënave të reja, me gjinj të gufuar…

Pastaj çezmat në oborr që rrjedhin pa pushim dhe çelin në ajër ylbere, fiqtë e lashtë më tutje, që i çukit bengu i pakapshëm dhe i artë si prej dielli dhe hurmat që mbeten deri në dhjetor majë drurëve të zhveshur dhe të nxirë, dhe duken në sfondin e gushëpëllumbtë të qiellit si një konstelacion që i është afruar tokës! Pastaj lulet e kumbullave dhe të bajameve që hidhen jashtë avllisë si dallgët përtej bregut…

Por, në këto rrugica të ngushta si intimiteti, drita dhe hija, që ndahen prerazi nga njëra – tjetra, janë një dekor alegorik i përhershëm, që zhvendoset pa u kuptuar si akrepi i orës, por nuk prishet dhe të frymëzon amshim.

Nuk mund të agullojë në këto rrugica dhe të mos i gëzohesh ditës së re. Nuk mund të vijë pranvera dhe të mos fërgëllohesh i prekur,nuk mund të rritet një vajzë, që gjer dje quhej e vogël dhe ty, tek shtyn portën e rëndë të oborrit që gërvin dhimbshëm të të mos përsillet në kokë vargu fin:

               O, u rrit goca, s’e zë jeleku…

Dhe pastaj, po te porta, apo te një kafene,i përmbytur nga rakia, apo tek të rreh diku gjoksin puhiza, të tjerë vargje, këtë herë më festivë, të shpërthejnë papërmbajtshëm:

           Se ç’këndonin shtatë bylbyla;

             Këndonin dhe bënin verë…

Verë trallisëse dasmash me farfuri këngësh dhe xixëllima shikimesh, me nuse të yllta, mbështjellë me fustanin e bardhë, që derdhej si tallaz i shkumëzuar, dasma me orizin kërcitës që breshëronte mbi taksi gëzueshëm, dasma me gra mikpritëse, që rreshtoheshin gjer jashtë në rrugicë, të veshura njëlloj dhe që buzëqeshnin ceremonialisht po njëlloj, dasma,që në fund linin zbrazëti dhe shurdhëri të papërballueshme, ah…

Dhe vinte vjeshta dhe nuk mund të zverdhej, pa hedhur më parë fshehtas te një dritare ca gjethe si letra të vonuara:

Ç’u dëshirova të të shoh ty…

Ende ka në Tiranë rrugica të paprekura …

Në perëndim, gurët radhë – radhë të kalldrëmeve përskuqin si rubinët e një shege të hapur nga ekstaza e ëmbëlsisë, pemët bëhen hije dhe zogjtë flenë, pjergullat shermendepërdhredhur si gërshet i rëndë vajze, kthehen në gravura, muret dhe dhomat ngjyrosen lehtas me një rozë sensuale. Në perëndim hapat në rrugicë kumbojnë më thekshëm, portat kërcasin më trishtueshëm, hëna të trondit kur hapet si gonxhja, trëndafilat mavijosen si gjaku i mpiksur, dhe gjembat shpojnë më thershëm…

Shëëët, në perëndim …

Unë, që e kam kaluar fëmijërinë në një rrugicë tiranase, futem herë pas here midis tyre .Vetëm.

Por, një paraditeje fillimshtatori nisi një shi i beftë si në maj, siç duket, që të ndalesha dhe të shihja që nga streha e një dyqani, një rrugicë të tillë.Ishte shi i domosdoshëm për një vështrim meditues dhe nostalgjik, madje në një film për këto rrugica, nëse do të xhirohej ndonjë ditë të lume një film për to, kur të mos jetë ende përfundimisht vonë, regjisorit të tij do t’i duhej enkas një shi i tillë regëtitës në ekran, si velaturë, që të jep idenë e të parit me zor dhe sfumimit gjer në zhdukje…

Me mua u futën me vrap nën strehën e dyqanit edhe dy mësuese të zhurmshme të një shkolle aty pranë. Ishin veshur në mënyrë ekstravagante, ndoshta ngaqë venin në shkollë ende për punë përgatitore dhe jo për të dhënë mësim përpara nxënësve, por si ishin tashmë ata, kalamajtë e rrugicave? Harroheshin ende, si ne dikur pas pëllumbave që i ngrinim në qiell dhe shkriheshim gazit,kur ia rrëmbenim njeri – tjetrit? A hipnin edhe ata majë pemëve, a i hanin frutat drejt e nga degët dhe, a i shihnin foletë e lejlekëve,të turtujve dhe të trishtilave fare nga afër? Djersiteshin ata pas topit në fushë, harroheshin pas lojërave dhe, a hynin në klasë, sapo binte zilja ?

Jo dhe, jo!

Këto rrugica tashmë janë rrethuar rreptësisht nga pallatet e stërmëdhenj prej hekuri dhe betoni dhe, makinat pa fund turren gjithë histeri, a thua se i ndjek pas një monstër e frikshme jashtëtokësore.

E pra binte shi dhe një çast u err aq shumë dhe u duk sikur ra nata para kohe nga një defekt i rëndë astronomik, por qielli sakaq mori dritë sërish dhe, shiu i rrëmbyeshëm gjithë gjëmime dhe bubullima u përndrit si argjend.Ndërkohë u formuan pellgjet e para, mu si ca sy të rishfaqur të njerëzve të harruar.Gjethet dhe kalldrëmi shkëlqenin sikur qeshnin, ndërsa tjegullat nxirrnin avull si bukët e sapodala nga furra.

Ah, rrugica vezulluese si imazhe ëndrre!

Tashmë ju shoh për së largu si nëpërmjet një kaleidoskopi dhe, ju dua siç duhet çdo gjë që humb! Sa më shqetëson e ardhmja pa thellësinë e së shkuarës!

Ka ende rrugica në Tiranë…

 

Share This Article
16 Comments
  • Ah nostalgjiku i rrugicave dhe i karrove të drithit të Shefki Karadakut ah! Të tëra nostalgjitë i ke treguar për vehte ndërsa për ne ke lënë vetëm nostalgjinë e gallofit dhe të gomarit shtetar që hante bar europian! O Kosta je hileqar çuno? Na ke lënë gallofin dhe gomarin e të tëra këngët për dashuritë i ke mbajtur për vehte. Hajt se e di mirë ku ta tregoj unë qejfin ty? Të bukur e ke essenë me shtëpi të vogla e të bukura,me mace syndezura e me këndezë që çukisin,me tjegulla , me kumbulla e bajame që çelin, me kulla që të bëjnë hije betoni por ke një të keqe ama? Kam punë thua kur të takon dhe fiu fluturon! Tung!

    • Kaq shpejt më harrove mua o Kosta Dhamua? Dhe unë mburrem me ty në lendinat e dashurise në barin europian! Pale,pale edhe mua më je vënë në ndjekje me të gjithe kolonjarët si gallofit dikur! Do kaloj në grevë urie po nuk shkruajte prapë për mua! Tung!

      • Sille këtu atë gomarin fabulist o Kostandin Dhamoja? Sille këtu në Hekal me karrot e Shefki Karadakut se i japim ullinj nga ata të plakut të Xhevdet Shehut. Ka 10000 mijë rrënjë ai qerrata sepse i mbolli dhe ca saliu sipas planit 20 milionësh! Kemi dhe arrore plot këtej. A dëgjove o çun? Të fala atyre nuseve me gjoks që të qan shpirti. Ah shejtan,shejtan!

  • Ne ven qe te shkruj Edi Rama per ato rrugicat “qe kon njel”, na shkru ky zotnija, megjithse as njoni nuk o tirons.

    • Emigranto çun, ku e di tina që kosta po ja mer edi rams rrugicat që kan njel? Edi Rama ka bunkartet,kosta rrugicat. Edi Rami osht gomar europian, kosta gjel kolonje. A i di tina kto. Mos fut hundët n’pulitikë. Rri aty n’amerik nashtina se rrugicat kosta i ka ba t’tana me gjethe, edi rama vetëm nji. Selia e pd !

  • Ore Kosta? Gocat e tironës i dua për vehte por ti ke fut hundët në parcelën time! Do ta hash ndonjë ditë aty te kafeneja “fiku”. Po ta dërgoj ndonjë vrasës me pagesë sepse ke rënë viktime e xhevdet shehut,faslli halitit dhe ke ba barrikada me karrot e shefki karadakut! Hiq dorë nga hiseja ime. Gocat , këndezët dhe pulat ekoorigjinale që shkrun na takojnë ne politikanëve ndërsa ti, shefkiu dhe faslliu shkoni te kmy-ja! Merni dhe xhevdet shehun me vehte. Mos hyrë në hisenë e politikës se s’ke lënë shpifje pa thënë për ne. Njêherë na qun gomarë,njëherë gallofë,njëherë maçokë e ku di unë. Mblidhe mëndjen or shejtan kolonje. Nuk të përshëndes.

    • Ene ky pllumi ka dasht me u tall me ne se ky nuk osht pulitikan. Ene ky si kosta osht nji pensionist shejtan.

      • Të lumtë o kosta! Mos dëgjo hiç ça thonë këta kallëmat pa fara. Do të të bëjmë ne “qytetar nderi” të Myzeqesë e mos e rruj hiç? A dëgjove Re! Thuajua të gjithe gomerëve të politikës këto që të thashë. Një gabim kini ju kolonjarët,ai gallofi juj na i rrëmbeu ne Re ne kokrrën e misrit. Shëndet e top tu bëftë pena o të keqen!

        • Pasardhësi im i denjë quhet Kostandin Dhamo paçka se e ka braktisur Kolonjën e ka njëzet vjet që nuk vete? Respekt!

          • Çke me mua dhe me sytë tim ti Kosta? Apo do ndonjë të çjerrë që ta mbash mënd gjithë jetën!

          • E thotë me gojën e vet që kur e zuri shiu u fut me ca mesueska në një strehë. Çfarë strehe ishte ajo? Në ‘pub’ thuaj dhe mos e dridh? Ta tregoj te ‘A’ unë ty. Edhe në pleqëri sillesh si gjimnazist gocangacmues! Hë qerrata,qerrata!

  • Po prish edhe burrat e ndritur e të mendjes si Shefkiu e Faslliu ky kolonjari zerzevul ? Pale kafen asnjëherë s’e paguan. Këta kolonjarët sikur s’njihen për kurnacë. Shkrimin e ka të bukur por ka ca zakone si të klientëve të kafes së tretedyshit!

  • Sa takime ka bërë Kosta këtu vetëm kalldrëmi im e di! Kosta këtej, shefkiu andej,faslliu në mes të rrugicës,fenë i kanë luajtur! Kolonjarët njihen dhe si dashnorë të nxehtë!? I ka filmuar dhe Fato Çepani! Tung!

    • I kanë bërë te mua takimet o Fik ? Ku ishe krijuar ti atëhere o fik i thatë. Kosta shkruan për dashuritë në monizëm tani i ka thinjat si Gramozi kur ka dëborë! Mos i trego në sy të ‘A’ ca gjera ti ore !

      • Zoti Kostandin? Kam dëgjue për ty që je shkrimtar dhe fabulist i talentum. Mua nuk më ke ngatrrue me at’ gomarin që ha bar europian. Ta them un ty, asht edvin rama ay! Po dhe po,evdvini asht! Meqënse ra fjala po t’pys : a bajn ato rrugicat për me organizue protesta kundër edvin rams? Pres nji përgjigje nga ty dhe nga zotrinjt e shqum faslli e shefki? Po mora prap pushtetin asht e sigurt se kam me ju ba qytetar nderi ose t’tirans ose t’kafe fikut,si t’jet dishira juj! Ju përqafoj të tre shkrimtarëve të shqum,skanderbegu i dyt!

        • Harrova me t’than z. Kostandin Kolonja? Kam ba nji kang me e knue me çifteli për ty dhe zotin shefki e faslli. Tash për tash e kam sekret tekstin se asht caktue me u knue n’festivalin europian por nji gja jua tregoj,- ngre lart vlerat tuja fabuliste, t’rrugicave intime të edvin rams. Vete naj her dhe kjo Jozja jeme por s’ke çfarë i ban? E ke msue keq z. Kostandin me kët shkrimin për rrugicat intime! Vetëm po ta laj detyr me e ndalu n.q.s hidhet n’kraht e edvin rams. Bllokoje rrugicën me faslliun dhe me shefkiun e m’thirr mue. Di un’ si baj! Tutjeta!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *