OPERACIONI: Arrestohen 9 shpërndarës të heroinës në Tiranë

Dita

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe ka shpallur në kërkim të 2 të tjerëve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në kryeqytet.

Policia po punon për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim B.M dhe R. U të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi janë proceduar edhe 6 persona të tjerë. Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së

lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë.

Ky grup kriminal aktivitetin e tij e shtrinte ne qytetin e Tiranes në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë.

 Operacioni i koduar “Qiraja” çoi në arrestimin e:

Ilia Elezi i datelindjes 18.10.1958 banues Tiranë

Grigor Baloshi i datelindjes 04.09.1962 banues Tiranë

Gjergj Kolvani i datelindjes 19.11.1970, banues Tiranë

Blendi Spaho i datelindjes 18.07.1976, banues Tiranë

Gentian Hoxha i datelindjes 16.04.1983 banues Tiranë

Armando Dangëllia i datelindjes 26.01.1977, banues

Tiranë

Myzejen Nuzi e datelindjes 06.02.1978, banuese Tiranë

Feliks Dangëllia i datelindjes 02.09.1983, banues Tiranë

Megi Maknori e datelindjes 06.06.1993, banuese Tiranë

Share This Article
2 Comments
  • Mos u merzisni sapo te kaloj ceshtja ne gjykate do liroheni te gjithe. Jo vetem kaq po do ju jepet demshperblim per paraburgim dhe fyerje te personalitetit. Ashtu sic ju dha Frokut.

    Drejtesia ne shqiperi eshte e barabarte per te gjithe nen ligjin e meposhtem.

    “Ne qofte se ske leke a pushtet do te jemi te pameshirshem kundrejt teje”

    Pr shembull minorenja qe vrau tutorin e saj disa vite me te madh e qe nuk mishirua nga presidenti faqezi qe “drejton” kete bande hajdutesh te veshur si gjykates.

    Shqiperia ka marre fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *