Fushata zgjidh qesen: Qeveria nis likujdimin e biznesit për punët publike

anazapta

Duket se qeveria shqiptare ka vendosur të “lyejë” rrotën e biznesit në këtë prag fushate zgjedhjesh. Me një vendim të fundit të Qeverisë shqiptare për financimin e projekteve në zbatim të fondit për zhvillimin e rajoneve thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15 të ligjit nr. 119, datë 17.12.2012  “Për buxhetin e vitit 2013”, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve vendosi “financimin në vlerën 1 677 288 969 (një miliard e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë, pjesë e fondit të buxhetit të vitit 2013, për Fondin për Zhvillimin e Rajoneve, për infrastrukturën vendore, të ndarë si më poshtë vijon:

a) vlerën prej 299 803 126 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e tre mijë e

njëqind e njëzet e gjashtë) lekësh, për likuidimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, sipas listës nr. 1 bashkëlidhur këtij vendimi;

b) vlerën prej 1 377 485 843 (një miliard e treqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e katërqind

e tetëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekësh, për projekte në zbatim të infrastrukturës

rrugore, sipas listës nr. 2 bashkëlidhur këtij vendimi.

Me këtë vendim një pjesë e punëve publike e zhvilluar në qarqe të ndryshme të vendit nga sipërmarrës privatë do të mund të marrin ndonjë kacidhe në prag zgjedhjesh, duke shpresuar gjithashtu në  një likujdim të një faze tjetër  nga qeveria shqiptare, e cila edhe pse është shprehur se biznesi është likujduar për punët që ka bërë deri më tani, asnjë likujdim nuk është bërë për ta, duke bllokuar punët e tyre dhe duke e thelluar krizën e sipërmarrjes. “Qesja” e qeverisë duket se është zgjidhur në vlera edhe pse jo të konsiderueshme, por me shpresën se do ti ketë ndihmë sipërmarrësit në zgjedhje, duke ju dhënë ndonjë “thërrime” nga punët publike të bëra prej tyre.

 

Ja si do shpërndahen paratë për qarqet

Qarku Berat                             Vlera për likujdim

Komuna Kozarë                                   8 389 539

Komuna Kozarë                                 19 000 000

Komuna Gjerbes                                   4 460 264

Komuna Lumas                                    6 136 671

Këshilli i Qarkut Berat                         8 496 602

Qarku Dibër

Komuna Zall-Dardhë                         3 593 239

Komuna Ostren                                  4 419 821

Komuna Suc                                      1 793 082

Qarku Durrës

Komuna Ishëm                                    11 137 833

Qarku Elbasan

Bashkia Peqin                                     4 569 919

Komuna Hotolisht                            12 173 857

Komuna qendër Librazhd                   7 835 236

Komuna Kodovjat                              5 492 582

Qarku Fier

Komuna Remas                                   30 798 428

Qarku Gjirokastër

Komuna Luftinjë                                6 675 735

Komuna Dropull i Poshtëm                3 597 659

Komuna Petran                                   13 039 191

Bashkia Këlcyrë                                  7 898 058

Komuna Qendër Libohovë                6 616 049

Qarku Korcë

Komuna Mollaj                                   7 246 779

Komuna Voskop                                 2 457 000

Komuna Proger                                   9 584 867

Qarku Kukës

Komuna Llugaj                                   21 790 213

Qarku Lezhë

Komuna Zejmen                                 6 497 629

Qarku Shkodër

Komuna Gruemirë                                          10 346 074

Komuna Rrethina-                                          5 644 392

Komuna Rrapë                                                11 577 915

Qarku Tiranë

Komuna Golem                                               9 480 498

Komuna Paskuqan                                          16 097 962

Qarku Vlorë

Komuna Ksamil                                              5 703 799

Komuna Mesopotam                                       14 936 705

Këshilli i Qarkut Vlorë                                    8 478 288

Këshilli i Qarkut Vlorë                                    3 837 240

Totali                                                         299 803 126

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *