Një denoncim i rrallë është bërë në Komisariatin e Korçës, teksa dhuna në familje është kthyer në një fenomen të zakonshëm dhe të përditshëm.
Oficerët morën në mbrojtje ligjore dje një 37-vjeçare me inicialet J. S., banuese në fshatin Goskovë. E dëmtuara kallëzoi vjehrrën e saj Sh.S., 73 vjeçe, kunatën D.S., 31 vjeçe dhe kunatin G. S., 36 vjeç, se në bashkëpunim kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike, ndërsa edhe e kanë kanosur.
Por ndërsa policia shoqëroi për pyetje të dyshuarit, vjehrra, kunata dhe kunati kanë bërë të njëjtin denoncim, duke akuzuar nusen e shtëpisë se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe i ka kanosur.
