Dështimi i peshëngritjes, jep dorëheqjen Ilir Kulla: Shqipëria u dërgua në Greqi për t’u djegur

Dita

Pas sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes disa muaj më parë, sot ka qenë radha e zv. presidentit, Ilir Kulla për të dhënë dorëheqjen, sipas tij si akt moral pasi rezultuan me doping tre sportistët shqiptarë dhe qe më pas u përjashtuan.

Sportistët nuk kanë faj dhe vazhdoj të mendoj të njëjtën gjë. Faji qëndron në vendimmarrjen e dërgimit të ekipit Kombëtar për t’u stërvitur në Greqi. Qëllimi ka qenë djegia e kombëtares shqiptare për në lojërat olimpike të Rio de Janiero.

Pavarësisht se unë kam qenë kundër dërgimit të ekipit kombëtar në Greqi, pavarësisht faktit se jam përpjekur që procesi i testeve B dhe i panelit dëgjimor të përmbyllej me sukses , mbetet fakti se ky është dështimi më i madh i historisë së këtij sporti. Për këtë arsye kam vendosur që si një akt moral, ndonëse i padobishëm, të largohem nga Kryesia e Federatë së Peshëngritjes, dorëheqje të cilën do t’ia paraqes Kryesisë së kë Federate”, shkruan Ilir Kulla në profilin e tij në Facebook.

Share This Article
3 Comments
  • Nuk ka justifikim.Sapo meson germat e para te alfabetit,nje femije shqiptar degjon fabulen dhelpra dhe kendezi,ku dhelpra identifikohet me grekun,kurse kendezi me shqiptarin,Kur fillon te mesoje historine degjon per masakrat e grekeve ne juglindje,per pushtimin e Epirit dhe masakrat e Camerise,per vrasjet ne kufi,provokacionet e gushtit 1949.Kur kthehen baballaret e ketyre femijeve nga emigracjoni degjojne per punen e papaguar,rrogat e pamarra nga afendikojte greke.Ne fund fare eshte nje fjale e urte latine(3 mije vjecare);:-Mos i beso grekut,edhe kur te ben dhurata.Po cfare dreqin kerkojne keta federale te peshengritjes shqiptare,kur ja cuan grekut qofte ne Athine ajken e sportit shqiptar,qe ti kollondrise si te doje.!!!!!!!!?????Duke e ditur,se qekur shterruan shqiptaret qofte ke daja,peshengritja greke nuk ka me rezultate ne arenen boterore.Keto 30 vjet peshengritja shqiptare ka sherbyer si fidanishte per greket.Kur nuk keni para(Ketu paraja per te korruptumit,degjenerumit,parazitet,militantet,ka rrjedhur lume)dergojini te sterviten ne gjermeni,zvicer,belgjike me parate e emigranteve,vetem ne Greqi jo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *