Gratë e politikanëve nxjerrin njëra-tjetrën në revista

Dita

Edhe pse mandati i bashkëshortit të saj po i afron fundit, Zonja e Parë, Odeta Nishani ka vendosur të flasë për jetën e saj në një pozicion kaq të privilegjuar.

E veshur me një fustan mbrëmje ngjyrë shampanjë, Odeta Nishani është shfaqur në kopertinën e revistës… “Elegance”, duke reflektuar sharmin dhe elegancën e Zonjës së Parë. Përveçse ka vendosur të rrëfejë për impenjimet e saj që lidhen drejtpërdrejt me nismat në ndihmë të fëmijëve në nevojë, Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani vijon të jetë e dedikuar ndaj bashkëshortit si dhe në rolin e nënës së dy fëmijëve Fiona dhe Ersi, ku ky i fundit prej dy vitesh vijon studimet jashtë vendit.

Megjithatë, këtë dalje luksoze, zonja Odeta ia ka dhuruar një revista e cila është në ”lidhje gjaku” me PDnë, pasi për të gjithë ju që nuk e dini revista “Elegancë” është në pronësi të bashkëshortes së kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

elegance

 

odeta me vajzen

Share This Article
8 Comments
  • Pfffffff!
    Nuk behesh fisnike pse ke vesh nje fustan!Sa do te mundoheni,ju vjen hera katundare qe nuk din te kombinojne gjerat me élégance!Shikoni vetem si e perthekon kapoten…e si i dalin sustat kapotes se shkrete!Eleganca eshte pikerisht ketu:te vishesh qofte me nje fustan te Gabit e ta’bejsh’ per vêtu,Kurse keta edhe pse vishen ne butika te shtrenjta shemtojne si kapucin me ato post pa asnje style,si kapoten!
    Edhe nje keshille pa pare:kur nuk duhet me i bâ krate keshtu!shenj s i frênes eshte ne psykology komportementale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *