Arrestohet vjedhësi i makinës që u përdor në vrasjen e Lamajt

anazapta

Një 32-vjeçar nga Fushë-Kruja u arrestua sot për vjedhjen e makinës që u përdor në atentatin ku mbeti i vrarë kryekomisar Dritan Lamaj. Sipas policisë së Durrësit, Gentian Bejtja, 32 vjeç, dyshohet si autori i vjedhjes së automjetit tip “BMË”. Pas shqyrtimit që policia u ka bërë pamjeve të kamerave të sigurisë u arrit të identifikohej targa e makinës së përdorur nga vrasësit, e cila në sistem rezultonte se ishte denoncuar si e vjedhur në Durrës. Makina u gjet mbrëmjen e së hënës e braktisur jashtë Tiranës në zonën e Domjes. Policia tha se lidhjet e personit që kreu vjedhjen me autorët e vrasjes janë kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se 32-vjeçari Gentjan Bejtja ishte anëtar i një bande prej 4 personash, që kryenin vjedhje të makinave luksoze.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *