Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

redaktor

Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq. 

Pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, besimtarët katolikë shqiptarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Pashkëve.

Në Tiranë, gjatë mesnatës në Katedralen e Shën Palit, klerikët e lartë të Kishës Katolike, në praninë e qindra besimtarëve, mbajtën meshën tradicionale. Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita i uroi besimtarët për një prej festave më të rëndësishmeve në kalendarin e fesë katolike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *