Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Atë çfarë tregon Gjek Celja në librin “Kush vrau në 2 Prill”, dhe na kërkon Izeti nga Turqia del që arma duhet dorëzuar. Ajo armë mund të jetë dhe e nikeluar apo e larë me ar, por Izeti e kërkon t’ia kthesh. Se e mbush shejtani. Vajza e një ish-kryeministri që ka ikur në mënyrë të turpshme nga pushteti dhe që ne nuk e duam, atë armë duhet ta dorëzojë.
Ne që shkruajmë nuk e dinim që Izeti të ka dhuruar armë. Ai ta kërkon. Ti bëj si të duash.
Se që ta dish je një vajze diktatori. Ne shpesh flasim e shkruajmë duke marrë për bazë diktaturën Berishiane.
Ec e mos e beso po deshe. Fillo me 2 prillin siç thotë Gjeka. Gjakosjen e popullit në fjalë në 97-ën. Tragjedia e Gërdecit, vrasjet e 21 Janarit. Kanë diçka që s’shkon me ish-kryeministrin. Ju moj zonjë nuk ditët të vepronit si vajza e Stalinit, bile as si vajza e Fidel Kastros.
Ato emigruan dhe luftuan diktaturën, bile u bënë të dëgjuara. Ju imituat vajzën e Millosheviçit, Causheskun djalin e Kadafit. Mbaje mend mirë, se po ta donim do ta nderonin, por ai dhe sot po na e plas shpirtin. Futet me zor në biseda pa bukë, në Parlament e në shkallë, në zyrë a Tuiter. Mbaroi ai film. Se p.sh., n.q.s Paskal Milo bëhet ministër i jashtëm dhe vendos në stenda ish-kryeministrat dhe të jenë Nano dhe Berisha, ne do t’i gjuajmë me vezë të prishura dhe domate të kalbura. Jo me armë. Prandaj armën ktheja Izetit. Se po fillon dekriminalizimi.

I duhet se ai qosja qe ka nuk te kruan me.
Tamam ashtu eshte ,vajza e diktatorit Berisha E shane Enverin ,e cvarrosen,i rrezuan monumentin, qe mire ia bene ,po ketij diktatori ”te demokracise, ” cfare do t’i beje populli po s’i beri gje drejtesia? Deri tani urrejne me shume kete se E Hoxhen, se ai qe diktator ne monizem ,po ky????……