Letër e nënshkruar
Eqerem Kajo
E dashur Dita! 1 Prillin populli në shumë raste e quan ditën e gënjeshtrave, por sipas historianëve kur edhi në fuqi PD-ja me Sali dallkaukun e ligjëroi si festë zyrtare të PD-së. Dhe sot shumë shkodranë kujtojnë disa nga gënjeshtrat e Saliut dhe të Jozit se në derdhjen e Bunës do bëhej hidrocentrali bërthamor më i fuqishmi në Europë, se Buna do bëhet e lundrueshme dhe do hynin në liqenin e Shkodrës anije të tonazheve të mëdha, edhe kryqëzorët e Natos. Madje Jozi inaguroi pranë urës së vjetër vendin e qëndrimit të anijeve turistike. Kurse ish-kryetari i Bashkisë nga premtimet që bëri Jozi solli një traget udhëtarësh. Ai mezi bëri vetëm një udhëtim deri në Shirokë dhe tani ai është shulluar në diell dhe mendohet që të çohet për skrap.
