Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga dëshmitari Arben Ndoka, që ishte edhe prova kryesore në procesin kundër Arben Frrokut.
Prokuroria thotë se Ndoka do të vazhdojë të jetë nën mbrojtje dhe dëshmia e tij kundër Frrokut do të përdoret edhe në Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila shpalli të pafajshëm Arben Frrokun për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, tha se dëshmia e Arben Ndokës është kontradiktore.
Sipas saj, dëshmia e tij nuk është e besueshme.
Por, prokuroria pretendon të kundërtën dhe nuk tërhiqet nga Ndoka.
Kjo, duke qenë se dëshmia e tij ishte edhe prova më e fortë kundër Arben Frrokut.

Deshmitari Vladi u mire instruktua nga Kuliqi per te marre 100 milionet qe jepte shperblim policia dhe dha deshmi qe nuk ishte e sakte prandaj ky gjyq do te perfundonte keshtu e dinin te gjithe qe deshmia ishte e pasakte.
Ktu eshte merita e avukatit ma te fort ne vend EDI RAMA.
Po Arben Frroku do merret si deshmitar? Sepse ne makinen nga ku u qellua polici ai ishte me dy te tjere. Pse iku me xitim ky ne Greqi pasi u krye vrasja?