I afërmi i Aleksandër Kurtit: Babai i Frrokut e pranoi vrasjen, paguan për betim të rremë

Bledar Lumani

Një i afërmi i Aleksandër Kurtit shprehet se i ati i Mark Frrokut e ka pranuar se ka qenë i biri ka vrarë Kurtin në Belgjikë.

Leonard Frroku që e pohon këtë për Panoramën.

Kurti deklaron se babai i Mark Frrokut ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe u ka thënë që ka qenë i biri që e ka kryer vrasjen në bashkëpunim me disa shokë të tij.

Ai hedh poshtë pretendimet e Frrokut se është betuar duke thënë se ai nuk ka shkelur në shtëpinë e tyre.

“Mark Frroku nuk e bëri betimin siç deklaron duke sjellë 24 burra dhe dy priftërinj. Ai nuk ka ardhur fare në shtëpinë tonë. Ai pagoi me shuma të mëdha 25 fshatarë për të bërë një betim të rremë”, ka deklaruar Leonard Kurti.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *