Është mbyllur në fundjavë afati i aplikimeve për përfituesit e subvencioneve në bujqësi.Sipas të dhënave paraprake fluksi dhe interesi i fermerëve aplikues rezulton të jetë disa herë më i lartë se një vit më parë.
Përfituesit do të nxirren nga procesi i informatizimit, i cili u vu në zbatim për herë të parë këtë vit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si forma më e re bashkëkohore e klasifikimit.
Përmes këtij sistemi kompjuterik synohet të rritet transparenca për vlerësimin e projekteve dhe të eliminohet korrupsioni duke rikthyer besimin se dhënia e subvencioneve jepet realisht në bazë të meritës.
Sipas ekspertëve të AZHBR-se, deri tani dokumentet janë vlerësuar nga stafi i Agjencisë, ndërsa me vënien në zbatim të sistemit kompjuterik do të bëhet e mundur vlerësimi i projekteve në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj, në mënyrë të informatizuar.
Ky subvencion për këtë vit është parashikuar 1.7 miliardë lekë.
