Kallamari i ngordhur lëviz në pjatë (Video)

Ornela

Me një pamje të parë duket si një video horror, por në fakt është gjithçka shkencërisht e shpjegueshme. Natyrisht që të bën përshtypje të shohësh një kallamar të ngordhur që të lëvizë sapo i hedh salcë soje.

Por shkenca shpjegon se lëvizja e kallamarit është përgjigja e indeve, që janë ende gjallë, ndaj kripës që ndodhet në sasi të mëdha në salcën e sojës.

Truri i kallamarit nuk funksionon më, por qelizat e muskujve të tij janë akoma në gjendje që të marrin komandën elektrike ashtu si kur kallamari notonte në det. Në këtë rast kripa vepron si një stimul elektrik dhe për këtë arsye tentakulat lëvizin sikur të ishin ende gjallë. /DITA

https://www.youtube.com/watch?v=4qjXCzVKbd4

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *