Më trego gishtin e unazës, të të them sa i suksesshëm je

anazapta

Harroni zgjuarsinë, pamjen e këndshme dhe aftësitë profesionale. Kur është fjala për suksesin në jetë, gjithçka fshihet te gishti i unazës. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, gjatësia e gishtit të unazës te një person tregon aftësitë e tij sipërmarrëse, preferencat për profesionin dhe disa të tipare tjera thelbësore për një karrierë të suksesshme. Studimi është kryer nga dy ekonomistë italianë, Aldo Rustichini dhe Luigi Guiso, të cilët kanë intervistuar 2 mijë pronarë të bizneseve të vogla, meshkuj dhe femra. Gjatë intervistës, atyre iu fotografua dora, e cila u analizua më pas. Krahasimi me gjatësinë e gishtit tregues tregoi se ata që e kishin më të gjatë gishtin e unazës ishin më këmbëngulës të prirur për sipërmarrje. Për më tepër, këta persona ishin të suksesshëm edhe në sportet kompetitive si p.sh. skitë. Në përgjithësi, sipërmarrësit më të suksesshëm e kishin gishtin e unazës rreth 10-20 për qind më të gjatë se gishti tregues. Ata drejtonin kompani të mëdha dhe të suksesshme dhe menaxhonin ngarkesa të mëdha pune.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *