Përplasja me armë në Vlorë, shkon në 3 numri i viktimave, një i plagosur

redaktor

UPDATE: Një konflikt i çastit çon dy grupe shokësh në një luftë me armë në mes të qytetit të Vlorës dhe në mes të ditës.

Tre persona mbetën të vrarë, një i plagosur rëndë, ndërsa dy u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim si autorë.

Krimi që shokoi qytetin ndodhi në lagjen problematike “Çole”, në lokalin “Adore”, ku u gjetën dy nga viktimat dhe përfundoi në spital ku ndërroi jetë i treti dhe po kurohet i katërti.

Viktimat janë identifikuar si Alfred Velaj, 29 vjeç dhe Haki Rakipi, 28 vjeç, që po pinin kafen në lokal, kurse në krahun tjetër është vrarë Albi Limaj, 27 vjeç, personi në konflikt me dy të parët dhe plagosur rëndë shoku i tij Aleksandër Llanaj.

Policia tha se ka shoqëruar Ani Delajn dhe Ervis Mehmetin si të dyshuar, por njëri prej tyre pritet të lirohet pasi ka qenë vetëm dëshmitar.

Pista kryesore e hetimit mbetet grindja banale në lokal mes të rinjve që kishin njohje mes tyre. Shkak mund të jetë bërë një femër, por çështja është ende nën hetim.

Pistë tjetër janë konfliktet e mbartura nga jashtë vendit, kryesisht në Spanjë, ku kanë emigruar disa prej viktimave, si dhe hasmëria, pasi i plagosuri Llanaj ka probleme prej vitit 1998, por policia e ka përjashtuar nga pista kryesore.

Lokali ky ndodhi vrasja

 

Sherri në lokal

Dëshmitarët e shumtë thanë se diku rreth orës 14:00 të pasdites së djeshme, Alfred Velaj dhe Haki Rakipi kanë qenë duke pirë kafe së bashku në verandën e lokalit në lagjen “24 Maji”, (Çole), në rrugën “Zaho Koka”.

Njëçerek ore më vonë aty shfaqen Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, që zbritën nga një makinë fuoristradë dhe u ulën në tavolinën e dy të tjerëve.

Aty dëshmitarët kanë dëgjuar debate me tone të larta mes tyre dhe personat kanë qenë shumë nervozë. Ka pasur fyerje dhe kërcënime të ndërsjellta.

Burime të policisë konfirmuan se motivi mbetet banal, një grindje e çastit që kanë pasur dy grupet, me njohje të hershme mes tyre.

Madje shkak mendohet se ka qenë debati për një vajzë, rivalitet për të, por pa përmendur emrin.

Në sherr e sipër Limaj dhe Llanaj janë ngritur duke u larguar nga lokali, kurse dy të tjerët kanë qëndruar të ulur dhe në gatishmëri nëse do sulmoheshin.

Përleshja e armatosur

Kur të gjithë kujtuan se sherri u mbyll dhe pala tjetër u largua, para lokalit shfaqen dy fuoristradat “BMW X5”.

Prej tyre zbresin Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj që sipas dëshmitarëve kanë lëshuar breshëri me armë automatike. Madje disa dëshmitarë kanë thënë se ishte edhe një makinë e tretë “Mercedes Benz” me ngjyrë të zezë nga është qëlluar po me armë.

Të shtënave nga veranda e lokalit, të mbrojtur nga dekori, u janë përgjigjur Velaj dhe Rakipi.

Këta mbanin armë pistoleta.

Për pasojë të shkëmbimit të zjarrit, kanë mbetur të vdekur me plagë në trup dhe kokë Velaj dhe Rakipi, që u gjetën të shtrirë para derës së lokalit në verandë, në drejtime të kundërta.

Kurse të plagosur rëndë mbetën edhe Llanaj dhe Limaj, që janë marrë nga personi tjetër për t’u dërguar në spital.

Viktimat në lokal:
Haki Rakipaj, 29 vjeç
Alfred Velaj, 28 vjeç

Viktimat në makinë:

Albi Limaj, 27 vjeç , i vrarë

Aleksandër Llanaj, 25 vjeç, i plagosur dhe nën arrest

Të shoqëruar si të dyshuar:
Ervis Mehmeti

Ani Delaj

Në kërkim edhe një tjetër

 

vlore-vrasje-ok
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Situatë e rënduar në spital, policia ruan familjet e viktimave

Menjëherë pas informacioneve se kishte edhe dy të plagosur rëndë dhe se një ambulancë kishte shkuar me urgjencë në spital, Policia e Vlorës e rrethoi godinën, duke bllokuar çdo hyrje-dalje të pakontrolluar.

Postblloqe u ngritën edhe në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa u kërkuan ekspertë mjeko-ligjorë nga Fieri. U kërkuan filmimet e kamerave të sigurisë së spitalit, për të parë momentin e mbërritjes së fuoristradave me të plagosurit dhe ambulancës.

Dalja e tyre dhe ndihma e parë, deri tek momenti i humbjes së jetës të të plagosurit. Po kështu u verifikuan pamjet për personat që i shoqëronin dhe më pas u kryen ndalimet e tyre.

Por situata ka qenë tepër e rënduar dhe me masa të rrepta sigurie, për shkak edhe të ndonjë konflikti tjetër mes familjarëve të viktimave.

Ka pasur momente tensioni tek të afërmit e viktimave, ulërima dhe të qara siç shihet dhe ne videon që ka bëre korrespodenti i DITA-s në Vlorë, ndërsa uniformat blu monitoronin çdo lëvizje deri në orët e vona të pasdites./DITA

 

****

I plagosuri Llanaj, rezulton të jetë djali i të vrarit në pritë në 2011 për hasmëri

I plagosuri Aleksandër Llanaj, 25 vjeç, nga Selenica e Vlorës, rezulton të jetë djali i Baftjar Llanajt, i vrarë në vitin 2011 në një pritë me motive hasmërie, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Ndaj edhe policia

Vendi ku u vra i ati i Aleksander Llanajt
Vendi ku u vra i ati i Aleksander Llanajt

vendore dje pas krimit ngriti si një nga pistat e hetimit atë të hasmërisë mes grupeve në konflikt. Por pas verifikimeve të kryera rezultoi se Llanaj nuk kishte pasur konflikte hasmërie me dy viktimat e tjera dhe për më tepër që kishin njohje shoqërore.

Në këtë mënyrë pista e gjakmarrjes u la e fundit nga hetuesit, deri në një moment të dytë. Llanaj mbeti i plagosur rëndë me plumb në shpatull, por pa rrezik jete. Babai i tij, Baftjar Llanaj, 62 vjeç, u vra në pritë teksa udhëtonte me makinë drejt Selenicës.

Policia arrestoi si autor Sako Xhaferrin, që mbeti i plagosur në atë ngjarje aksidentalisht. Një vit më vonë u vra te dera e shtëpisë edhe Nure Xhaferri, për të cilin u dyshua fisi Llanaj, po për hasmërinë e nisur prej vitit 1998, kur u vra kreu i familjes Xhaferri.

 

Share This Article
11 Comments
  • @aqif
    O Qife qe do te besh politike edhe mbi te vdekurit e krimit ordiner.Salushja yt ka nje fature shume me te rende se kjo; 3500 te vrare ne 1997, 30 te vrare dhe 200 te plagosur ne Gerdec, 4 te vrare te pafajshem se protestonin para zyres se tij, zhdukjen e Remzi Hoxhes me falangat e SHIK-ut famekeq dhe shume e shume te tjera. Duhet te rri nje nate dimri me ty o Qife qe te te pershkruaj bemat e kryekriminelit vucidolist.

  • NE LUFTUAM PER DEMOKRACI E JO PER SALI SPIUNIN .FAJIN E KA AMERIKA QE SU PRET KOKEN SPIUNVE TE SLLAVIT. 50 VJET ANDEJ NGA KTHYEM KOKEN DUHET TE KISHIM KETHYER SUMBLLEN..

  • Ne mes te vlores me kallash…mesi dites, o zot ku e marrin ky popull gjithe kete force te ekzekutojne 3 veta ne mes te qytetit…. Mbase ligji me varje duhet te kthehet, kafshet se kuptojne civilizimin e shekullit te ri.

  • e berish berish a kriminela ju jeni shkaktaret qe hapet depot shitet arme armatoset popullsine vriten me njeri tjetrin kurre hair mos befshi e ju humte boja me soj si ketej e nga serbia liri sllobodanka

  • Armet i hapi G Ruci me S Brokaj sto ja futen zjarrin Shqiperise me lagjen cole i kujt ishte Zani shok me Nanon e Rucin E Brokajn dhe sot ato jane ne pushtet cberi gjinushi a bente thirrje per lufte civile jo Saliu ai nuk ishte opozite por komunistet e juaj qe shquheni per revolucione pastaj kapeni koken me dore mire e keni gjithe u vravahi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *