Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas deklaratave lidhur me administrimin e Lagunës së Patokut, duke i cilësuar akuzat e opozitës si tërësisht politike.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ministria e Bujqësisë bën me dije se procesi i dhënies në administrim i Lagunë së Patokut është bërë me konkurrim të hapur, tërësisht transparent dhe në përputhje më ligjin.
Ministria deklaron se është e hapur t’ua vërë në dispozicion dosjen përkatëse organeve përkatëse dhe kujtdo që ka dyshime.
