Prindërit e kërkonin në Lezhë, policia e gjen të martuar

Dita

Një 20-vjeçare, e cila ishte shpallur e humbur është gjetur nga policia e kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar për shtyp nga Policia e kryeqytetit, bëhet me dije se më datën 03.04.2015, u kap shtetasja në kërkim D.P, 20 vjeç, banuese në Lezhë, e shpallur në kërkim më datë 31.03.2014, nga Komisariati i Policisë Lezhë, për largim nga banesa.

Nga verifikimet rezultoi se kjo shtetase ishte martuar gjatë kësaj kohe me E.D, me banim në Tiranë.

Policia e kryeqytetit, për këtë rast informoi Komisariatin e Policisë Lezhë, ku këta të fundit, kanë lajmëruar edhe familjarët që e kishin denoncuar largimin e vajzës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *