Gjykata administrative rrëzon opozitën për AMA-n

Dita

Sot Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë rrëzoi kërkesë padinë e PD-së që synonte shfuqizimin e vendimeve të Parlamentit për zgjedhjen e dy anëtarëve dhe Kryetarit të ri të AMA-s.

Sipas gjykatës, plotësimi i këtyre tri vendeve vakante ka qenë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Është rrëzuar pretendimi i opozitës se vendimi nuk mund të merrej për aq kohë sa ata ishin në bojkot si dhe pretendimi tjetër se zgjedhje e kryetarit të ri të AMA-s është bërë në konflikt interesi.

Ky vendim i ka dhënë të drejtë mazhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Parlamentit në vendimmarrjet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *