Opinioni publik maqedonas, ka shpërthyer si bombë pas publikimit të emisionit me titull “Të (mos)jesh Shqiptar”, brenda formatit të emisionit “Exclusive”, i përgatitur dhe realizuar nga gazetari i Top Channel, Marin Mema.
Emisioni që fliste për qytetin antik, mesjetar dhe të sotshëm të Ohrit e që kishte një karakter investigav dhe përshkrues sa i përket kulturës shqiptare mesa duket i ka zemëruar qarqe të ndryshme mediatike dhe jo vetëm.
Siç transmeton “Vatra”, e përditshmja më e madhe në Maqedoni, Dnevnik i kushtoi faqen e parë gazetarit Mema, duke publikuar një foto me prapavijë qytetin e Ohrit.
“Top-channel dhe Koha e shtrembërojnë historinë. Dokumentar ekskluziv për Ohrin . Si humbën shqiptarët, të cilët dikur qënkëshin 80 %, kurse sot vetëm 6? Kujt i përkasin objektet e kultit dhe a kanë lidhje ato me sllavët? Kush e ndërtoi kalanë e Ohrit? Çfarë ishte në të vërtetë Filipi i dytë dhe i biri, Aleksandri i Madh? Thuhet në emisionin e gazetarit të shqiptar, Marin Mema”.
Gazetarja e Dnevnik, bën analogji mes artikujve të ndryshëm duke i lidhur mjaft artikuj të shkruar si te ”Koha Ditore” dhe media të tjera me emisionin e MarinMemës si shtrembërues të Historisë.
Nuk është lënë pa përmendur edhe fakti se formati i emisionit ka depërtuar edhe në Mavrovë edhe në Rekën e Epërme , tek Manastiri i ”Shën Bigorit”, raporton Albeu.
Gazetarja shket kur e cilëson shëtitjen e tij si të çmendur.
“Ai si i çmendur trokiste nëpër dyert e shtëpive të boshatisura dhe jepte konstatime se si shtëpitë e shqiptarëve ortodoksë qënkan më të mëdha kurse ato të myslimanëve më të vogla” -shprehet Biljana Arsovska tek artikulli i Dnevnik.
Megjithatë, gjëja e rëndë qëndron në faktin se te artikulli për emisionin e Marin Memës është integruar një paragraf tjetër, që jo paqëllim ngatërron irredentizmin bullgar me qëllimin e emisionit, të të ashtuquajturit, sipas tyre ”gazetar i çmendur”.
Tek ky paragraf krejt palidhje ndërfutet deklarata e një eurodeputeti bullgar se si ai paskësh ëndërruar për Maqedoninë duke thënë “Pres ditën kur flamuri bullgar do të valojë në Shën Naum”.

Marin Mema dhe Biljana/këtej burri andej putana/moj Asovska e sllavhibridit/shteti jot,shtet i evgjitit/shteti yt pa histori/që sajon më kot lavdi/ Ohri yt ësht’ Iliri !
@Pëllumb zaimi
Qenke nxehur Pëllumb vëllai. Mos i prish nervat me qelbësira sllavo-gabele (me gjithë respektin për romët fisnikë).
Një bashkësie së cilës i mungon identiteti, nuk ka sesi të nxjerrë nga gjiri i vet njerëz të mirë dhe të mençur…
flit flit se dicka do te mbetet, edhe keta sllavet shume flasin qe te mbulojne historine. Fatkeqesia jone – mungesa e botimeve nga Akademia e Shkencave ne anglsiht e gjuhe te tjera qe t’ua tregoje botes me fakte te verteten.
Një reportazh që të shkakton njëherazi dhimbje (kur dëgjon njerëz që me një shqipe të përkryer të thonë se janë turq apo maqedonas) dhe indinjatë (për cektësinë e tij). Marin Mema, apo kushdo që e ka stisur këtë reportazh, e ka trajtuar problemin brenda dimensioneve ortodokse dhe myslimane, duke shmangur një dimension thelbësor të përkatësisë shqiptare të Ohrit. Nëse do të ishin thelluar më shumë në të vërtetat historike, do kishin trajtuar edhe faktin se, të paktën deri në vitin 1677, kur i madhi Pjetër Bogdani u emërua nga Vatikani Arqipeshkv i Arqipeshkvisë së Shkupit, duke pasuar në këtë post ungjin e tij Andrea, në Ohër ka pasur një Ipeshkvi katolike që shërbente si “vathë” për “delet” katolike të Bariut, çka tregon se rrënjët shqiptare në atë qytet jo vetëm kanë ekzistuar qysh në gjenezë të krishterimit katolik (që s’ka lidhje me sllavët “maqedonas”), por edhe që ka ndodhur një asimilim apo përzënie në shekuj e faktorit shqiptar, jo aq nga turqit osmanë, sesa nga kleri ortodoks që në ato zona ka qenë shërbëtor i zellshëm i sulltanit, përgjatë 500 viteve të osmanëve.
Aq i vërtetë është fakti se klerikët ortodoksë në atë kohë bënin ligjin në ato zona (në bashkëpunim me administratën e korruptuar osmane), sa Arqipshkvi i Shkupit Andrea Bogdani është detyruar të shkojë të kërkojë takim me sulltanin në Stamboll, për të siguruar të drejtën që të zhvillonte veprimtarinë e tij i pangacmuar nga kleri ortodoks. Ka qenë vetë sulltani që, i irrituar nga bëmat e klerikëve ortodoksë, jo vetëm në kryeqendrën e Arqipeshkvisë në Shkup. por në të gjitha Ipeshkvnitë e saj, ka shkruar një dekret “Hatt-ı Hümayun” (kështu quheshin dekretet që i shkruante sulltani me dorën e vet ose u bënte shënime sipër, pra jo ata që i përgatisnin të tjerët dhe ai i vetëm i firmoste (Hatt-ı şerîf)), çka ndodhte vetëm kur sulltani angazhohej me nxitim drejtpërdrejt në një çështje dhe nuk priste gjatë. Një fakt tjetër që tregon sesa keq hiqnin shqiptarët katolikë në atë kohë, në këto treva, është edhe numri 100.000 i këtyre lloj dekreteve që gjenden në arkivat osmane. Pra, 100.000, në 500 vjet, çka do të thotë rreth 200 në vit. 200 për të gjitha problemet që mund të kishte një perandori stërmadhe brenda një viti dhe një nga këta 200, në një vit të caktuar të dekadës 1660, i kërkonte klerikëve ortodoksë që të mos fusnin hundët në punët e katolikëve dhe t’i linin ata të qetë në jetën dhe besimin e tyre!
Kush ka kërshëri për këto që shkruaj le të lexojë librin e Luigj Marlekaj “Pietro Bogdani e l’Albania del suo tempo”, të botuar në Bari në vitin 1988, ku do të gjejë po ashtu fotokopje të arkivave të Vatikanit lidhur me jetën e Bogdanit dhe ungjit të tij Andrea.
aty ku flitet me tre fjale shqipe do te thote se jane shqiptar ,shikoni hartat dhe kufijte se sa e madhe ka qene kufijte e vjeter shqiptar ,por sa shume jemi rrudhur!?…Reportazhi i gazetarit talentuar M.Mema eshte i lavderueshem dhe shume i sakte ,ata persona qe ishin pyetur flisnin nje shqipe te pastert ,kjo eshte baza e identitetit tyre te sakte eshte gjuha e nenes.M.Mema eshte paraqitur me fakte te pa mposhtura,qe nuk munde ti kundershtoi ase armiku me i terbuar i shqiptarve.@@@@.Suksese gazetarit te M.M me reportazhe te tjera.