Policia është duke hetuar në disa pista për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Vlorë, ku u vranë Haki Rakipaj, Alfred Velaj dhe Albi Limaj , ndërsa u plagos Aleksandër Llanaj.
Policia ka arrestuar për këtë krim Ervis Mehmetin dhe Ani Telajn, si dhe të plagosurin Llanaj.
Viktimat, i plagosuri dhe të arrestuarit, njiheshin mes tyre dhe mendohet se shkaku i konfliktit të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve dhe të prostitucionit në Shqipëri, Spanjë dhe Belgjikë.
Paraprakisht mendohet se ka pasur konflikte në lidhje me një shumë parash, të cilat pretendoheshin se u takonte të dyja palëve.
Kjo duket se ka qenë zanafilla e konfliktit, që më pas është mbyllur me përdorimin e armëve që lanë pas tre të vrarë dhe një të plagosur.
Por, është duke u hetuar edhe pista e një femre.
Kjo, pasi dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të ketë qenë pikërisht ngacmimi i një vajze nga ana e dy prej të rinjve të përfshirë në krim.
Por, për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për arsyet e përplasjes së djeshme me armë.

Me mire keshtu, te qerojne njeri tjetrin keto funderina te shekullit, qe kaperdisen neper shqiperi me makina luxi pa punuar nje dite.Per keta persona nuk duhet patur pike meshire e respekti pasi nuk e meritojne.Te vriten sa me shume persona te tille te mos ngelet njeri ne kembe se me pas do behen DEPUTET sic u be frroku e shume si ai.