Policia e Vlorës ka sqaruar motivet dhe autorët e përfshirë në ngjarjen e rëndë, që ndodhi dje ku humbën jetën 3 persona dhe u plagos një tjetër.
Nga veprimet e para procedurale ka rezultuar se në lokalin e quajtur Adore në lagjen 24 Maji janë gjetur 2 persona të pajetë të cilët janë identifikuar si:
Akil Bilbin Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), vjec 29 i lindur dhe banues ne Vlore, lagja “1 Maj”.
Ardi Medin Velaj, vjec 27, (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) lindur dhe banues ne Vlore lagja “Partizani”, ku pranë tyre janë gjetur edhe 2 armë zjarri tip pistoletë, ndërsa në rrugën përballë lokalit është konstatuar i plagosur rëndë shtetasi:
Albi Arjan Limaj, vjec 21, lindur dhe banues ne Vlorë lagja “Isa Boletini” i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë me autoambulancë por ka ndërruar jetë rrugës.
Falë një reagimi profesional policor dhe veprimeve të shpejta hetimore të Policisë Vlorë dhe është bërë i mundur që fillimisht të kapej në afërsi të spitalit dhe shoqërohej menjëherë për në ambientet e policisë së bashku me automjetin tip BMW X5 me targa AA 323 AO, shtetasi Ani Begaj i cili dyshohej si i përfshirë në ngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një Grup i Posacëm Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë i cili mbas disa orë hetimesh intensive dhe veprimesh operacionale në terren të identifikojë kapë dhe arrestojë:
Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues në fshatin Gjorm të rrethit Vlorë, i cili dyshohej gjithashtu si i përfshirë në ngjarje.
Si dhe të kapë dhe shoqërojë dhe pyesë në ambientet e policisë shtetasin:
Xhuliano ArtanLutaj, vjec 21, i lindur dhe banues ne Vlore lagja “Kushtrimi në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:
Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen cka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin Adore duke pirë kafe.
Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit Adore për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Nga automjeti tip BMW zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, prashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:
Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;
Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë
Ani Admir Begaj, vjec 19, lindur dhe banues ne Vlore lagja “Pavarësia”.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.

falederojme policine ne kapjen e autoreve te vrasjeve, por nuk e dim a eshte dakort gjykata.se do te thotenuk ka prova bindese. ,ndaj ne grupin e hetimit te jete n ipranishem edhe gjykatsi qe t’i mbushet mendja ………..
vazhdoni keshtu,hani njeri tjetrin,qen bir qenash
packa se si ishin rrethanat,ishin njerez!mjere per prinderit e te pasmit,qe do te vuajne pasojat,,,,!
Duhet te varrosen te mbuluar me flamur……
Interesant! 40% e konflikteve kane lidhje me kazinote e 40% me pronat e tjetersuara. A thua te kete gisht politika ne kete mes?
Injoranca eshte burimi i gjithe fatkeqsive.Sigurisht qe gati te gjithe te perfshiret ne krime jane te” Dipllomuar” ne Universitet Injoranca