Duket se kohët e fundit marrëdhëniet midis SHBA dhe Arabisë Saudite dhe vendeve arabe sunitë, nuk janë fortë të mira.
Arsyeja kryesore e kësaj krisjeje ka ardhur pas akordit që Shtetet e Bashkuara kanë arritur me Iranin.
Në intervistën e fundit, dhënë për gazetën prestigjioze New York Times, gazetarit Thomas L. Friedman, Obama ka dalë hapur kundër vendeve sunite në Lindjen e Mesme. Akordi midis ShBA-ve dhe Iranit është kontestuar ashpër nga vendet arabe, dhe se forcimi i mëtejshëm i Iranit nuk shihet me sy të mirë nga këto të fundit.
Obama gjithashtu, theksoi se rreziku më i madh për vendet arabe nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Mungesa e demokracisë së brendëshme, dhe mungesa e prospektivës së të rinjve, mund të çojnë shumë të rinj drejt një ideologjie shkatërruese dhe nihiliste.
Sfida e radhës për vendet sunite, është që të rinjtë të gjejnë një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë idetë e tyre, në mënyrë që mos ti lëmë si të vetmen zgjedhje, Shtetin Islamik apo ISIS.
Gjithashtu, Obama mohoi kategorikisht agresionet “Division Qods”, të drejtuara nga gjenerali iranian, Ghassem Suleimani kundrejt popullsive sunite në vende si Siria, Iraku dhe Libani.
Megjithëse aksionet e “eksportimit dhe revolucionit iranian” të drejtuara nga gjenerali pasdaran, Ali Jafari, vazhdojnë në lindjen e mesme, SHBA-te nuk kanë ndërmend të ndërhyjnë politikisht në një konflikt të tillë.
Edhe pse raportet tregtare-ekonomike midis Turqisë dhe Iranit janë të forta, agresiviteti Iranian, duket se do ta shtyjë Turqinë, ashtu edhe Pakistanin, t’i bashkohen në një të ardhme të afërm, Egjiptit, Marokut dhe Jordanisë në formimin e një “NATO Sunite”, si kundërpërgjigje ndaj forcimit ushtarak të Iranit.
Obama theksoi se rekuperimi i marrëdhënieve me regjimin Iranian të ayatolla, nuk duhet të shihet si rrezik për vendet sunite.
Administrata e Obamës duket se ka ndryshuar kurs në marrëdhëniet në Lindje e Mesme, duke u distancuar ndjeshëm nga politika e jashtme e Condoleesa Rice, që i konsideronte vendet sunite si epiqendra doktrinale e politikës së jashtme të SHBA-ve./Donald Toska/DITA
