Krutani braktiset nga e dashura 9 vjet më e madhe, ai e merr peng

Dita

Një i ri ka marrë peng ish të dashurën e tij, pasi kjo e fundi e braktisi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në orën 16:00,  në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, pranë mbikalimit të fshatit Luz. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi L.B., 24 vjeç lëvizte me mjetin tip ‘Golf’, i cili drejtohej nga shtetasi E.R., 29 vjeç.

Dy të rinjtë janë përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga 33-vjeçarja K.G. Kjo e fundit ka qenë e lidhur me 24-vjeçarin, i cili duket se është 9 vjet më i vogël  L.B., nuk e ka pranuar ndarjen, duke kërkuar që 33-vjeçarja të rikthehej tek ai. Pasditen e djeshme së bashku me mikun e tij, ai e ka marrë me dhe e ka futur në makinën me të cilën lëvizte.

Rreth orës 19:40, vajza e ka denoncuar rrëmbimin në polici. Në deklaratën e dhënë në polici, e dëmtuara ka thënë se ish i dashuri nuk ka kryer asnjë veprim ndaj saj.

Ata kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin, por përpara një muaji janë ndarë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që dy ‘pengmarrësit”, i ka shpallur persona në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *