Mbytet në gjumë nga teli i kufjeve të celularit. Kjo është dinamika, sa dramatike dhe absurde, e incidentit që i ka marrë jetën Davide Terrazzannos, 23 vjeç nga Cesinali, provincë në jug të Italisë, që vdiq nga asfiksia në gjumë dhe u gjend i vdekur në shtratin e shtëpisë nga prindërit e tij.
Për momentin kështu mendohet të ketë ndodhur, sipas hetuesve dhe mjekëve, që në fillimi kishin menduar dhe për një vetëvrasje.
Sipas të dhënave djali kishte probleme me astmën, gjë që i përshpejtoi asfiksinë. /DITA
