E dielë 23 shkurt 2013-të. Udhëtoj në disa rrugë të vjetra të Tiranës, me nostalgji vitesh. Këtë nostalgji ma ndërpret ashtu pa dashur një meso burrë, teksa kalonte si i dehur e bëlbëzonte me vete: – Si e humba unë kontrollin e vetes ?! e pieta çfarë halli kishte deh më thotë se sapo kishte zbritur nga autobuzi urban i Unazës dhe nuk gjente më kuletën. E pyes a kishte shumë para me vete dhe më thotë: “Kisha 70 mijë lekë, por nuk i qaj përpara dokumentave (më foli për dokumenta emigranti për të cilat i ishin dashur vite)”
Ai fliste, unë u shokova. Mendja më shkoi tek ngjaria analoge me veten në Athinë, jo më larg se 4 muaj më parë. Më vodhën jo portofolin, po cantën me gjithcka shkruar e hedhur në kaseta e disketa, për t’ua shpënë fëmijëve dhe miqve emigrantë. Mu desh ta qetësoja këtë zotërinë që takova dhe e ftova ti jepia një kafe (kështu veproi me mua ditën që më ndodhi vetë një djalë i mirë emigrant mes Athinës).
Quhej Zef, ishte nga Puka. Në bisedë si prindi me fëmijën mësova gjithcka për atë shqiptar të thjeshtë të sakrificave. -Nuk më shkon në mënd për paratë, po për ato dokumenta, që do t’i paguaja, të mi kthenin, pasi më prishin shumë punë. Kam në Kretë një punë, që do të doja ta vazhdoja dhe disa vite, sa të stabilizoj fëmijët me shtëpi të tyren në Tirane. Kjo që më gjeti është vrasje!” – më thoshte vazhdimisht. Kishte vërtet një ëndër për të realizuar.Vetëm e urova: Stabilizim ne atdhe se të tëra bëhen.
Letër e nënshkruar: Dhimitër Xhoga