Robert de Niro, do të jetë Enzo Ferrari

redaktor

Legjenda e Hollivudit, Robert de Niro do të interpretojë legjendën e automobilizmit Enzo Ferrarin në filmin kushtuar këtij të fundit.

Filmi do të dalë në sallat e kinemasë në 2016.

Xhirimet do të fillojnë shumë shpejt në Itali. Producenti i filmit Gianni Bozzachi, ka thënë se do të dëshironte të kishte si regjisor Clint Eastwood, por për momentin nuk është vendosur akoma se kush do të jetë regjisori.

De Niro ka thënë gjithashtu, se nuk do të jetë një tribut për Enzo Ferrarin, por do të tregojë dritëhijet e jetës së tij, me të mirat dhe të këqijat e veta.

Për realizimin e filmit parashikohet një buxhet marramëndës, por shifrat nuk bëhen të ditura.

Mes protagonistëve është propozuar edhe Leonardo di Caprio, por për momentin nuk janë dhënë detaje mbi rolin që mund të kishte./DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *