‘Pit-bulli’ që gjeti shtëpi falë një fotoje dhe mesazhi

redaktor

Iu desh të priste, por në fund, Chester, një ‘pit-bull’ i lezetshëm, ka gjetur shtëpi. I ardhur nga “North Fork Animal Welfare League’s”, në a Long Island, Nju Jork, nuk kishte pasur fat, pasi asnjë nuk e kishte zgjedhur për t’i dhënë një familje.
Pritja zgjati pesë vjet, deri sa menaxheri i Lega Gabby Stroup dhe vullnetarja Valerie Sanks, kanë gjetur zgjidhjen.
Në faqen e tyre në “Facebook”, kanë publikuar një foto të këlyshit me mesazhin: “Pse asnjë nuk më do? Kam pritur pesë vjet. Të gjithë ata që vijnë në strofkullën time, më thonë që jam i mirë. Atëherë, pse asnjë nuk më adopton? Premtoj se do të jem i mirë dhe do ta dua familjen time të re. Pikërisht ti mund të jesh familja ime e re… Unë jam këtu duke të pritur”.
Fotoja bëri xhiron e botës, siç tregon “Huffington Post’” dhe në një kohë shumë të shkurtër ka marrë 20 mijë pëlqime në “Facebook”. Prindërit që do ta adoptojnë nuk vonuan shumë. Ata janë një çift nga Miçigani, Dana dhe Adi Dor dhe fëmijët e tyre Aidan dhe Brandon, të cilët e morën menjëherë me vete.

Share This Article
2 Comments
  • pit-bullet ,pos pamjes jo te mire jane dhe agresive dhe ndonjehere te sulmojne pa pasur mendjen .
    si cdo qen ,jane te dashur ,miqsore dhe komunikues dhe shfaqin shume energji .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *