Ka pasur vend me emrin Delmin?

redaktor

Delmini ka qenë kryeqendra e federatës së dalmatëve, i përcaktuar në rrënojat e një qyteze mbi Lib në fushën e Duvnos, në veriperëndim të Bosnjës së sotme.

Ngrihej mbi një kodër të thepisur, ishte i fortifikuar dhe historianët Apiani e Straboni e quanin qytet të madh.

Si qendër politike e dalmatëve luajti rol të rëndësishëm në luftërat e tyre gjatë shek.II p.e.s. kundër pushtuesve romakë.

Romakët e morën më 156 dhe gjatë sundimit të tyre Delmini u bart në vendin e lokalitetit të sotëm të Duvnos.

—–

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA

Share This Article
1 Comment
  • C`eshte kjo harte budallaqe?
    Fshini ate emer fisi Plerate,,Nuk ka pasur fis Plerate.
    Plera jane ata qe kane emertuar kete harte.Ka pasur nje princ Ardian me emrin Pleurat,,i biri Agronit dhe Triteutes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *