Jozi thosh “janë venecianë”

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Vlora ime buzë detit

Shkodra loke e afër Bunës

Të penës e të dyfekut

Janë të zonjat e punës.

 

Me dëshirë presin qershorin

Të nisin një jetë të re

Kusarit edhe terrorin

Bashkë me Salën në hale.

 

Një prilli festë e kusarit

Dy prilli e zeza juaj

Për karrigen e barbarit

Humbën jetën djemtë tuaj.

 

U mbytën tre-katër herë

Pa ujë e pa bukë u lanë

Me premtime u mashtruan

Asnjë kacidhe s’u dhanë.

 

Shumë të matur, të duruar

Det me ujë anë e mbanë

Shteti vet u kish dënuar

Jozi thosh “janë venecianë”.

 

Për dy muaj na vjen vera

I zhdukni këta çibanë

Fati u ka ardhë te dera

Këtij po u qëndron pranë.

 

U dërgojmë mijëra urime, në qershor bëni ndryshime! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

(Pjesa e dytë nesër)

Share This Article
1 Comment
  • Te pergezoj per krimtarin zoti Labi po shih edhe nga te tuat mbase ke diçka per te thenë. Ndryshe gazeta Dita dote quhet gazeta e jugut. Faleminderit per mirekuptimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *