Lulashi e ka gjetur formulën, por…

redaktor

Arben Duka

 

Luli më në fund,
e ka vënë vulën,
se për një shpëtim,
ka gjetur formulën!

Më në fund ka gjetur,
formulën magjike,
për të nxjerrë Atdheun,
nga gjendja kritike!

Luli ka formulën,
me demek recetën,
që të gjithë shqiptarëve,
t’ua ndryshojë jetën!

Nëse ke formulën,
Lul-o shakaxhi,
përse s’e përdore,
atë në Bashki?!

Nëse do ta kishe,
more-Luli zgjyra,
me Tiranën tonë,
do bëje çudira!

Nëse ke formulën,
o krye makut,
përse në Tiranë,
bëre thjesht një MUT?!

Sot që po gjykojmë,
punën te Bashkia,
them-formula jote,
është mutëria!

Me recetën tënde,
o Lulash katrani,
do të qelbet erë,
i gjithë vatani!

Ndaj çfarë kemi thënë,
presje dot s’i heq,
nga ty-me qiri,
s’gjen dot më të keq!

Ti je sot në fakt,
shembull ideal,
për atë që quhet,
Kryetar-skandal!

Je ai që s’duhesh,
në asnjë bashki,
ndaj çdo fjalë që thua,
është demagogji!

Pa filluar fare,
je komplet i djegur,
një shembull perfekt,
që nuk duhet ndjekur!

Dhe për punë të zërit,
mbaje me kadale,
se këto-o djalkë,
janë zgjedhje lokale!

Po ti po i bie,
një tjetër muzike,
sikur këto janë,
zgjedhje politike!

Pushtetin qendror,
ti ke dalë të gjuash,
sepse për bashkitë,
nuk ke çfarë të thuash!

Nuk ke të shpërndash,
një eksperiencë,
se gjithë puna jote,
flet për dekadencë!

Tani vërtet hidhesh,
tamam si mëzat,
po ti për pozitën,
je vërtetë një fat!

Je vërtet’ një fat,
dhe një referencë,
se si s’mund të ndiqet,
kjo eksperiencë!

Do thonë-“S’mund të jemi,
si ai që ishte!”,
ndaj formula jote,
është një mutërishte!

Ndaj formulë-zeza,
që në treg ke qitur,
është një formulë,
për t’u neveritur!

Share This Article
7 Comments
  • Une nuk them se Lulzim Basha ka punuar shume mire. Jo! ka punuar aq sa e ka lejuar pozita ne bashki dhe ne qeveri.
    Por qe ne shtyp te botohen ca fjale qe edhe vagabondi dhe me i perdali njeri i perdor vetem ne raste kestreme dhe jo ne publik, atehere kei te bejme me nje renim te shtypit. Dhe kjo ne njje gazete qe duhet t’a kiushte emrin “Nata”.
    Sidoqofte mendoj qe autori i bejteve dhe i perdorimit te fjaleve tej normave te moralit njerzor, ate gjene qe thote se eshte Lulzim basha, le ta haje tre here ne dite para dhe pas buke! I befte mire!

      • Mut, mut, mut… Nga poezite me te dobeta te te madhit Duka. Ndoshta i duhet te ule ritmin dhe te kujtoje porosine e te mocmeve “O Zot, me jep mend ta mbaj gojen mbyllur kur nuk kam c’te them”…

    • LULI EDUKIMIN SHPIRTEROR E KA KOSOVAR DHE TE GJITHE KETA JANE ZERO NE KRIJIMTARI DHE LEXIME DHE NE TE MBATURIT MEND DHE AQ ME TEPER PER TE SHKRUAJTUR HISTORINE NUK KANE NERV FAREME SHKRUJET DHE FORMULU !CDO GJO E DUN TE GATSHME NGA AMERIKA DO ME THONE SHQIPNINE TA BOJME TE GJITHE “K A Z I N O ” DHE LULASHI “P A D R I N O “

  • O SHOKU KOLES MOS E MER ME TE NXEHTE .SE A.DUKA THOT NJE TE VERTETE.SE E VERTETA THON NE FUND TE DETIT ZHYTET JASHT DESHIRES TENE AJO NUK MBYTET .SA DO TA BESH SKTERE NJE DITE FUNDI DETIT NE SIPERFAQE KA PER TA NXJERE

  • Për lulushin nuk do shkruaj
    ca kohë do qëndroj në heshtje
    do pres të vijë qershori
    që të shuaj çdo kureshtje..

    Lulka, bashkisë në Tiranë
    katër vjet i bëri gropën
    tani qe po vjen qershori
    nuk di ku të fusi kokën!.

    Tani mendon dhe lloiset
    se nuk i del llogaria
    e presin para dy gjëra:
    e pret humbja dhe qelia!.

    Tani i vënë nën akuzë
    nga të djathtë e nga të mëngjër
    ata që e ngritën lartë
    tani e shikojnë vrëngër!.

    Tani i kanë rënë hallet
    s’di a e kupton i ziu
    ka dy që ë dalin kundër:
    Drejtesia dhe Saliu!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *